A do t'ia ndiznit cigaren një të mituri? Ky eksperiment social sjell disa raste tronditëse

17 Dhjetor 2016, 01:06Sociale TEMA

Anëtarët e grupit “Gj07 Prank” nga Gjilani, kanë realizuar një tjetër eksperiment social, tepër të ndjeshëm ndaj aktualitetit.

Një prej anëtarëve të grupit, i cili është nën moshë, iu kërkon kalimtarëve t’i ndezin cigaren. Ndërsa një pjesë e tyre nuk pranon, duke i kujtuar se është tepër i vogël për të pirë duhan, nuk mungojnë as rastet tronditëse, kur persona të ndryshëm ia ndezin cigaren.

Për më tepër, kur fëmija ngurron ta pijë cigaren, disa prej tyre e nxisin më tepër.

Eksperimenti social synon dhënien e një mesazhi pozitiv për ndërgjegjësimin e njerëzve, ndaj rrezikut të pirjes së duhanit, veçanërisht tek të miturit.

1 komente në “A do t’ia ndiznit cigaren një të mituri? Ky eksperiment social sjell disa raste tronditëse”

  1. F says:

    Ajo që është më tronditëse është mënyra e ëmbël e të folurit që përdorin njerëzit ndaj një fëmije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje