Nga Ivana Dervishi
Kjo eshte Xheni, 12 vjece. Ajo nuk ka pasur kurre celesa shtepie qe kur ka lindur.
Prej 18 vitesh familja e saj quan shtepi kartonat qe sajon rrugeve te Tiranes, (si ato keshtjellat qe ne luanim kur ishim te vegjel, por cdo dite te vitit dhe ne te ftohte e shi).
Thote se motren nuk e ka me, sepse i vdiq nga nje dhimbje dhemballe qe iu kthye ne infeksion te rende te cilin nuk e operonin dot ngaqe nuk kishin para.
Endrra e saj kete Krishtlindje dhe Vit te Ri, per te 12 vit radhazi eshte te zgjohet ne krevatin e saj, ne nje shtepi te vogel e te ngrohte, me mamin dhe babin qe kane me shume se 39 mije leke te vjetra per t’u ushqyer dhe jetuar.
Xheni enderron gjithashtu te mund te kthehet ne shkolle, pasi do te jete si te gjithe femijet e tjere.
“Ëndërroj të jemi një familje e vërtetë me një shtëpi dhe të shkoj në shkollë. 3900 lekët që na jep shteti familjes sime nuk i mjaftojnë as për të ngrënë, e jo më të mendojmë për të shkuar në shkollë e për të blerë libra,” tha për BIRN Xheni, e cila duhej të ishte nxënëse në klasën e gjashtë, nëse varfëria nuk do t’ia kërkonte të ndihmonte familjen në mbledhjen e kanoçeve.
“Njëra vajzë më vdiq, dua vetëm që t’i siguroj jetë vajzës tjetër,” thotë mamaja e saj, Elda Feza.
Familja Feza nga Elbasani, e përbërë nga tre anëtarë tashmë, ka migruar drejt Tiranës për më tepër mundësi në riciklimin e mbetjeve nga kazanët, pasi Bashkia Elbasan ka bërë një vesh shurdh ndaj problemit të tyre.
“Kemi 18 vjet që flemë me kartona rrugëve. Dua vetëm një vend ku të strehoj fëmijën tim, që të mos flemë rrugëve dhe të jetojmë me dinjitet,” tha për BIRN Elda Feza, e cila shtoi se mospërkrahja e shtetit i ka kushtuar jetën e vajzës më të madhe, e cila vdiq në moshën 18-vjeçare për shkak të mungesës së parave për operacion në mëlçi.
“Jemi që të gjithë të papunë dhe jetojmë me 3900 lekë të ndihmës sociale dhe me ato ç’ka nxjerrim nga kazanët dhe lypja. Më shumë flemë pa bukë se me bukë,” shtoi e mjeruar ajo.
Krishtlindjet dhe Viti i Ri po afrojne, a mund t’ia bejme endrren realitet Xhenit?
Qeveria duhet ti ktheje syte nga fukarenjte,sepse ne qofte se vuajme urie i kemi pjerdhur me nje mut dhe vetingun dhe lulishtet e Rames.
Gazeta kam nje pyetje. Keto ne foto jane keta pa shtepi??? Se me duken shime te veshur e te mbajtur. Mos keni vene foto te gabuara????
Po ja gazeta qe jeni gazeta me e afert e ketij Kryeministri qe gjasme e mban veten pe socialist kur ne fakt esht nje kapitalist i eger e primitiv , i denje per ne Mesjete.
Ja ju te kesaj gazete keni ne dore ti sugjeroni Kryeministrit qe te krijoje nhe fond monetar te ndihmohen keto familje
Dhe kete fo d ta krijoje nga ato para te taksave qe ju falen biznesmeneve te medhenj dhe qe ishin 800 milione euro
Pra nga ato para te meren nje pjese e prej 100 milion euro dhe te krijohet fondi per qindra familja qe po ju vdesin femijet nga varferia ekstreme
Po ashtu dhe ne spitale te kete sherbim falas per femijet qe vijne nga familje me te ardhura te pakta
He mrore , ju gazeta e pushtetit merreni kete nisme qe te pakten te mbaheni mend se bete njehere dicka te mire per kombin shqiptar
A nuk ju pekin ju vuajtjet e femijeve qe flene pa ngrene dhe ne mes te rugeve ?