Paguajmë ryshfet më shumë se gjithë Europa për shëndetin (dhe jemi më të sëmurët në rajon)

16 Dhjetor 2016, 11:25Sociale TEMA

Në një studim të Bankës Botërore konkludohet se shqiptarët kryejnë pagesat më të larta nga xhepat e tyre për shërbimet shëndetësore se në të gjitha vendet e Europës.

Sipas Bankës Botërore shqiptarët paguajnë me cash nga të ardhurat e tyre rreth 49.9 për qind të kostove totale për kujdesin shëndetësor. Në vende TË tjera të rajonit dhe Europës këto pagesa janë më të ulëta.

Në Turqi pagesat cash nga xhepi për shëndetin janë 17.8% e kostove totale, në Greqi janë 34.9 për qind.

Në Maqedoni këto pagesa janë 36.7%  në Malin e Zi janë 42.8%, në Serbi 36.6%  dhe në Bosnje 27.9 %.

Në vendet Europiane këto pagesa janë shumë të ulëta mesatarisht nën 15 për qind e të gjithë kostos.

Në këto matje, Shqipëria ofron përqindjet më të larta në rang europian dhe është e krahasueshme me vendet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë.

Në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme ku përfshihet edhe Shqipëria shpenzimet nga xhepi për kujdesin shëndetësor janë të larta dhe mund të jenë një rrezik i madh financiar për të varfrit, – lajmëron Banka Botërore.

Edhe pse me shpenzime të larta, shqiptarët kanë barrën e sëmundshmërisë më të lartën në rajon.

Sipas statistikave vendase vdekshmëria nga sëmundja ishemike e zemrës në Shqipëri është më e larta në rajonin e Europës Juglindore.

Gjithashtu, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon i cili ka pësuar një rritje të nivelit të vdekshmërisë, nga sëmundja ishemike e zemrës dhe sëmundjet cerebrovaskulare gjatë dy dekadave të fundit, duke dëshmuar për një fazë të hershme në evolucionin e epidemisë koronare, e cila ka qenë e pranishme shumë dekada më parë në vendet Perëndimore – raporton Monitor

2 komente në “Paguajmë ryshfet më shumë se gjithë Europa për shëndetin (dhe jemi më të sëmurët në rajon)”

  1. Usa says:

    Taksat dhe sigurimet shendetsore, dhe pagesat ne privat jane shume here me te larta se ne shqiperi, gje qe e ngre nivelin shendetsor dhe ul semudshmerine. Ky artikull ska baze se fajeson nje 10 mije leksh ne xhep per nje sistem te kalbur dhe pa investim nga shteti, ose me mire investim te vjedhur. Nje faktor tjeter krahasues jane hapja e spitaleve private qe ska rryshfet po dhenie nje mije fish mbi tavoline, para e taksuar nga shteti dhe qe krijon nje favorizim po nga shteti se krijon te ardhura dhe jo shpenzim si ne rastin e shteterorit. Prandaj gazetar i dashur ne vend se te pershkruash nje situate ne siperface duhet te detajosh thelbin e problemit se rryshfeti eshte pasoj dhe vendej e tjera skane rrjedhje cash se eshte sistem tjeter, nuk krakasohen mollet me portokallet.

  2. Studimi says:

    Raporti flet per parate e xhepit qe shkojne per sherbim shendetesor , jo rryshfetin.pra sherbimet qe blihet ne strukturat private .ekzaminimet .laboratori trajtimi.Artikullshkruesi te shohe kostot reale te sherbimit shendetesor ne evrope e te kuptoje se cfare nenkupton raporti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje