Luftimet në Aleppo vazhdojnë, ndërsa një pjesë e madhe e banorëve dhe civilëve vazhdojnë të mbeten të paevakuuar.
Për këtë arsye, disa fëmijë jetimë kanë vendosur të publikojnë mesazhin e tyre të fundit në rrjetet sociale, si një thirrje të dëshpëruar për ndihmë.
Ata thonë se janë 47 fëmijë, të cilët nuk kanë arritur të largohen për shkak të bombardimeve, ndërsa gjendja e tyre është mjaft e keqe për shkak të mungesës së ushqimeve.
Pjesa më e madhe e fëmijëve i kanë humbur prindërit gjatë bombardimeve të vazhdueshme të qytetit, veçanërisht dy vitet e fundit.