Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se një firmë private e nënkontraktuar nga bashkia për sistemimin dhe kanalizimin e bllokut të pallateve në Laprakë ka dëmtuar kabllin 20 KV të fiderit A7 n/stacioni Rajonal që furnizon me energji gjithë zonën e Laprakës.
Aktualisht janë pa energji zona e Laprakës, që përfshin pallatet pranë spitalit Ushtarak deri në hyrje të rrugës së Durrësit.
Grupet e punës së avarisë janë në terren dhe po punojnë për gjetjen e më pas eliminimin e defektit të shkaktuar.
OSHEE do të marrë të gjitha masat duke kallëzuar penalisht subjektin përgjegjës për dëmin e shkaktuar kompanisë dhe abonentëve të saj.