Teuta’, siç kërkoi të quhej me pseudonim, është një nga 3700 rastet e denoncuara të dhunës në familje për këtë vit. Ajo është nënë e 3 fëmijëve, e cila për 13 vjet rresht ka duruar dhunën e bashkëshortit të saj që vuante nga konsumi i tepërt i alkoolit, aq sa kishte arritur në gjendje depresive. Teuta dëshmoi në Tonight Ilva Tare se si vendosi të ikte nga shtëpia ku jetonte me burrin, të ikte edhe nga qyteti ku banonte për t’i shpëtuar dhunës së egër fizike, duke marrë edhe një urdhër mbrojtje nga gjykata. Ajo tani jeton me 3 fëmijët e saj, është e punësuar por ende nuk ka të ardhurat që i mjaftojnë për të krijuar një jetë dinjitoze për vete dhe për fëmijët. Ajo nuk do më që të martohet, por kërkon që të sakrifikojë që fëmijët e saj të rriten siç duhet dhe të mos bëhen të dhunshëm si babai i tyre.
Intervista:
(Sqarim: Teuta nuk është emri i vërtetë i gruas, por pseudonimi që ajo zgjodhi për të ruajtur sekretin e rastit të saj)
Mund të na tregosh si vendose ta denoncosh bashkëshortin pas 13 viteve dhunë? Çfarë të shtyu?
Më shtynë kalamajtë, 3 kalamajtë sepse unë kam 3 fëmijë edhe mendova që këta 3 fëmijë të mos i rris me dhunë edhe e denoncova. Vendosa që të denoncoj.
Çfarë moshe janë fëmijët?
Mosha 12, 10, 8.
Ti vetë për sa kohë ke pësuar dhunë përpara se ta merrje këtë vendim?
13 vite me radhë. Dhe gjithmonë shkoja me shpresën se, hë se do kthejë, hë se do rriten kalamajtë dhe do bëhen gjërat mirë por u bë ditë për ditë më keq.
Po familjarët e tu. U thoje që po dhunoheshe? Çfarë të sugjeronin?
Jo, nuk u thoja. Nuk u thoja se ata ishin në gjendje shumë të keqe ekonomike, shumë të sëmurë dhe thoja mos t’i bie edhe unë barrë dhe nuk iu tregoja.
Po bashkëshorti pse ju dhunonte? Çfarë kërkonte prej jush?
Në radhë të parë ai ishte përdorues i alkoolit, shumë. E dyta ishte edhe xheloz shumë sepse ai ka jetuar jashtë shteti dhe ne na linte në Shqipëri.
Ai jetonte jashtë shtetit, ju në Shqipëri dhe ai ishte xheloz?
Po. Dhe pastaj shkuan gjërat shumë keq. Në fund vendosa ta denoncoj. Thashë mos t’i rris kalamajtë kështu, nuk duroja më.
Po mbas rasteve ku ai të dhunonte në këto 13 vjet, të kërkonte ndjesë më prapa, e kuptonte çfarë bënte apo i dukej normale?
E dinte çfarë bënte po ai kishte shumë urrejtje ndaj femrave, në përgjithësi, jo veç ndaj meje por në përgjithësi ndaj femrave, thoshte se të gjitha janë të këqija, të gjitha janë tradhëtare dhe mendonte vetëm të keqen. Dhe nuk më kërkonte fare ndjesë mbrapa. Ishte shumë kokëfortë.
Po ti vetë si mendoje? Kjo ishte një gjë jo normale?
Normalisht po.
Ishin raste të dhunës së fortë fizike? Apo ajo që rëndom thuhet, vetëm një shpullë?
Jo jo, të fortë fizike.
Ke patur ti dëmtime?
Dëmtime… thyerje jo. Nxirje, vrarje të forta po. Edhe për rreth 3 muaj kam qenë e nxirë që më kanë parë të gjithë të nxirë, u thoja që jam vrarë, jam rrëzuar se më vinte turp t’u thoja që…
Po fëmijët a ishin aty kur ai të ushtronte dhunë?
Mundohesha sadopak që të ruhesha ndaj fëmijëve por ata shumicën e rasteve edhe kanë qëlluar që më kanë parë, sidomos fëmija i madh që është gocë, ajo e ka përjetuar më shumë se sa të tjerët.
Dhe çfarë thonin fëmijët mbasi të dhunonte bashkëshorti?
Goca sidomos se dy çunat janë më të vegjël, më thoshte që ndahu moj mami, mos e duro, nuk durojmë dot dhunë kështu. S’kemi ça të bëjmë, nuk të ndihmojmë dot. Pastaj mendova që t’i rris kalamajtë me dhunë, do bëhen edhe këta të dhunshëm si ai, sidomos çunat dhe vendosa ta denoncoja.
E kishe idenë se çfarë të priste nga momenti i denoncimit në gjykatë? SI ishte për ty 9 muaj më parë kur e vendose?
Nuk është se isha shumë e informuar por e dija që do gjeja një mbështetje, do marr një urdhër mbrojteje dhe do gjej mbeështetje në një strehëz diku që unë të jem e sigurtë, mos të më dhunojë më. Nuk është se isha shumë e informuar por e vendosa kështu.
Dhe si ishte për ty ekseprienca kur vajte në dyert e gjykatës, si u soll gjyqtari, punonjësit e tjerë…?
Jo, për fat të zotit, për mua ka qenë shumë mirë, është sjellë shumë mirë, më ka ndihmuar shumë shpejt që unë të marr urdhërin embrojtjes sepse ata kishin edhe faktet që unë isha e rrahur.
Dhe nga momenti që more urdhërin e mbrojtjes, ti ike nga shtëpia, nuk qëndrove më aty?
Dhe ku shkove?
Unë kërkova që të largohem, të mos rri më as në atë zonë ku banoja, në atë qytet ku unë banoja se kisha frikën e ish bashkëshortit dhe u thashë dua të shkoj në një strehëz më larg këtij vendi , dhe pastaj më drejtuan për tek qendra e viktimave të dhunës ku aty qëndrova 9 muaj.
Familjarët e tu të mbështetën në këtë vendim?
Po, po patjetër.
Që të largoheshe nga qyteti, të merrje fëmijët, të nisje një jetë të re?
E patën njëçik të vështirë që të largohesha nga qyteti por unë u thashë që nuk duroj dot më dhe është më mirë që të largohem se sa të rri aty afër tij, do kem probleme prapë. Më mirë të largohem që ai mos ta dijë se ku ndodhem, se ku ndodhen fëmijët.
Ju e keni bërë divorcin?
Ka tentuar të takojë fëmijët më pas?
Jo, asnjëherë sepse ai është edhe njëçik me probleme nga depresioni. Ka vuajtur nga depresioni gjatë viteve pasi ishte përdorues shumë i alkoolit dhe nuk e di me thënë të drejtën se nga i erdhi kjo gjëja por ai është depresiv dhe nuk është në gjendje normale që të dijë as kur nuk pi se çfarë po bën.
Po familjarë të tij, të afërm, të njohur të tij kanë tentuar të të këcënojnë, të të shantazhojnë e të thonë çfarë bëre kështu?
Jo, absolutisht jo. Familjarët e tij e kanë ditur se çfarë kam hequr unë dhe ata ishin të gjithë kundër tij deri në momentin që unë ika. Deri në momentin që unë ika ishin me mua. Kur ika, normal që u larguan pak.
Aktualisht je në kontakt me ta?
Jo, absolutisht jo
Ata nuk e dinë as ku je?
Jo jo, kam ndërruar numër, kam ndërruar çdo gjë, nuk merrem absolutisht me asnjë.
9 muaj në strehëz, mund të më tregosh se si ishin? Me gratë e tjera të dhunuara, me fëmijët me vete, 3 fëmijë të mitur?
Normal që për momentin duket mirë se je e ikur prej rrezikut dhe është gjë e mirë. Ishte mirë, nuk ishte keq. Në pëergjithësi ishte mirë, pavarësisht se ne shkojmë të dhunuara, shkojmë lloj lloj rastesh dhe normal që dhuna rritet edhe më shumë, duket sikur shtohet.
Po kur dëgjoje dëshmitë e tjera të grave që ishin atje, si të dukej?
Unë ndihesha shumë keq, normal se e kisha përjetuar vetë dhunën edhe prekesha direkt.
Kishte raste të tjera zonjash që ishin me fëmijët e tyre?
Po, po
Si është jetesa aty, me fëmijët në qendër, janë mundësitë?
Janë, goxha mirë janë, jo sa duhet se është një qendër e vogël, nuk është shumë e madhe. Aty vijnë perona shumë, sidomos nëna me fëmijë bëhen shumë, kur kam qenë unë kemi arritur deri në 40. 35-40. Nuk është se është shumë e madhe që të ketë hapësirë të bollshme, jashtë është hapësirë e bollshme për kalamajtë por brenda janë dhomat njëçik të vogla.
Dhe në këto 9 muaj që qëndrove në strehëz, nuk pate mundësi të punoje, vetëm rrije aty?
Jo jo më mundësuan. Pas 2 muajsh më gjetën punë dhe shkova për rreth 1 muaj në një vend, pastaj aty ishte, thjeshtë kishin nevojë për një muaj dhe pastaj më hoqën nga aty se s’kishin nevojë më tepër dhe pastaj këta të UNDP më ndihmuan shumë, më gjetën punë dhe tani aktualisht jam në punë me sigurime, në rregull.
Po bashkëshorti paguan për fëmijët sepse është detyrim ligjor që duhet të paguajë?
E ka nxjerrë në fakt gjykata që të paguajë por ai nuk ka se nuk punon fare, nuk ka se ku t’i marrë. Nuk paguan asnjëgjë.
Për momentin si po ia del, edhe financiarisht Teuta?
Për momentin, financiarisht më kanë ndihmuar shoqata strehëza që më kanë larë qiranë disa muaj por tani jam në përfundim të kësaj qiraje. Këta të UNDP më kanë futur tek bonus qiraja, por jam nën proces, nuk është se është bërë ajo punë, thjeshtë jemi në proces ku mundemi të përfitojmë bonus qiraje.
Teuta, ti jeton diku në periferi të Tiranës, komuniteti që jeton aty me ty e di historinë tënde?
Jo, shumë pak. Vetëm tek njëra shtëpi që kam qëndruar 3 muaj, atje zonja e shtëpisë e dinte dhe të tjerët jo, mundohem që t’u them shumë pak.
Ata persona që e dinë, si reagojnë ndaj teje? Të shohin si ndryshe? Të shohin me keqardhje? Me përçmim?
Dikush më sheh me keqardhje, dikush, ndoshta më duket edhe mua, por të shohin edhe si… paragjykojnë. Thonë është e ndarë, pale se si do të jetë jeta e saj. Paragjykojnë. Këtu në Shqipëri edhe të paragjykojnë shumë.
Tani që në një farë mënyre ti ke filluar një jetë të re , riintegrim në shoqëri, ndjehesh më shumë e paragjykuar? Një viktimë e dhunuar? Si ndihesh? Apo një nënë e 3 fëmijëve e mbijetuar?
Nënë e 3 fëmijëve e mbijetuar edhe që dua t’ia dal mbanë, se unë për vete e kam një vit shkollë, se jam nga veriu. Edhe mundësia ekonomike, edhe sholla larg edhe mundësitë e këqija ekonomike, kjo më pengoi që unë nuk e mora shkollën. Dhe kam një vit shkollë.
Vetëm 1 vit?
Vetëm 1 vit.
Di të shkruash?
Shumë pak të shkruaj, të lexoj po. Shumë pak të shkruaj.
Nuk është kurrë vonë për të mësuar
Më kanë thënë edhe te strehëza në fakt.
Besoj edhe me fëmijët e tu mund të motivohesh edhe bashkë me ta të të ndihmojnë…
Kjo më ka dhënë shumë forcë që të shkoj përpara, të punoj dhe të sakrifikoj jetën time për fëmijët e mi që ata të marrin shkollë, të rriten të shkolluar, të bëhen dikushi në jetë, t’ia dalin mbanë, të mos rrinë si unë.
Çfarë do t’i thoje ti grave të tjera të dhunuara? Ti vetë nga eksperienca jote, ndihesh më mirë tani që jeton ndoshta në vështirësi ekonomike por e qetë shpirtërisht edhe me fëmijët e tu edhe e pafrikësuar? Apo nëse do të jepej një mundësi për të zgjedhur do t’i ktheheshe jetës tënde të mëparshme?
Jo, patjetër do t’u jepja një mesazh të gjitha grave që të bëhen të forta, nuk është asnjëherë vonë, të denoncojnë dhunën sepse do rrisin edhe një brez tjetër të dhunshëm. Nëse ne do rrimë shunë shunë shunë, do shkatërrojmë kalamajtë, do rriten edhe ata të dhunshëm, po si bashkëshortët dhe nuk është asnjëherë vonë, nuk është turp të thonë njerëzit që jam e dhunuar. ASnjeri nuk e do dhunën po ja që fati të bie që të dhunohesh.
Teuta sa vjeç je? Mund të na e thuash?
E mendon ndonjëherë të fillosh njëjetë tjetër? Të rimartohesh?
Absolutisht jo, sakrifikoj, vetëm mendoj ata 3 fëmijë që të mundem t’ia dal mbanë, t’i rris sepse jeta në Tiranë është e vështirë.
Po nuk janë të gjithë burrat të dhunshëm…
Po mua më është krijuar kjo ideja që nuk dua ta provoj më. Dua thjeshtë të sakrifikoj për ata fëmijë. Edhe një punë, edhe dy punë, thjeshtë të mundem që të arrij t’i mbaj, t’i rris mirë, t’i shkolloj të paktën dhe gjërat elementare që të mundem t’ia plotësoj.
Po fëmijët kanë ndonjë lloj traume? A janë trajtuar nga psikologët për dhunën që kanë parë që kanë dëshmuar që ka bërë ish bashkëshorti yt ndaj teje?
Ishte psikologia atje në qendër por ishte shumë rrallë, ishte një herë në jave. Ishte shumë rrallë, duhej përditë të ishte aty, ajo ishte një herë në jave se aq ishin mundësitë.
Një herë në javë për 40 veta që ishit aty, jo vetëm për fëmijët e tu?
Kishte edhe javë që vinte edhe dy herë po shumë rrallë. Aty ishte e nevojshme që të ishte psikologia çdo ditë.
Po në shkollë, kanë fëmijët e tu një trajtim më të veçantë? Ke folur ti me mësuesit e tyre, drejtorin e shkollës t’i thuash të jenë pak më të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tu?
Kam folur njëçikë, ka folur edhe psikologia e shkollës me ta. Është munduar që t’i mbajë pak më afër. Por dhe unë nuk është se jam shumë e pranishme tek shkolla sepse dal në mëngjes, iki në punë edhe është koah më e keqe se kur kthehem unë nga puna, ata ikin. Dhe ky është problemi që unë i takoj shumë rrallë.
keshtu ndodh kur shkon ne nje krevat me Hasanin gjaxor qe edhe nona e tij nuk e honeps…………..cdo dy vjet beqiri i ka futur edhe nga nje gyzelaq e ka shkundur si i ka dash qejfi e jeta osht qejf…………..allah uakbar!
gjynaf e shkreta
Por shyqyr qe qenka grua e forte dhe e oerballon jeten e veshtire me guxim
I uroj sukses dhe ti rise femijet te shendeteshem dhe te lumtur