Për shkak se mbante 2 punonjës të padeklaruar dhe që shërbenin pa kupon tatimor, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano është proceduar penalisht nga policia e Tiranës. Burimet zyrtare të policisë thanë se 38-vjeçari Sokol Nano do të ndiqet në gjendje të lirë.