Edhe në Tiranë janë ushtruar kontrolle për arrestimin e Kelmend Balilit, i cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” dhe gjithashtu Shërbimi Informativ Shtetëror po ndihmon policinë në këto kërkime. Ende mbetet i paqartë fakti se Balili ka kërkuar apo jo garanci për t’u vetëdorëzuar.