Sotiraq Filo në Zululand: Në drejtim të infrastrukturës Korca është qyteti më i kompletuar në Shqipëri, por ka dy probleme; problematika e punësimit dhe strehimi social

14 Dhjetor 2016, 20:17Sociale TEMA

“Janë bërë disa qytete të mira në Shqipëri që është qejf ti vizitosh, por nuk ka qejf më të madh se të shkosh në Korcë”: Kështu e nisi bisedën në studio Nano me kryetarin e Bashkisë Korcë, Sotiraq Filo.

“Ka shumë projekte të mëdha që janë zbatuar ose janë në proces implementimi në qytetin e Korcës vitet e fundit. Mund të them me plot gojën që sot Korca është destinacioni kryesor për fundjavë, për shqiptarët dhe jo vetëm. Kjo për dy arsye kryesore ; e para për traditën që përfaqëson Korca dhe së dyti për shkak të projekteve. Korca është i vetmi qytet në Shqipëri që ka të gjitha ato elementet që kanë qytetet kudo në botë”: shprehet z. Filo.

“Tani kemi filluar në njërin prej projekteve më madhore, bëhet fjalë për ndërtimin e zonës sportive së bashku me një qendër shumëfunksionale për fëmijët”: shton ndër të tjera z.Filo.

Kur Nano e pyeti se cila ishte gjëja më e madhe që është bërë në Korcë gjatë kohës në krye të Bashkisë, z.Filo përgjigjet:

“Projektet kanë qënë të shumta. Mund të përmendim; rikonstruksioni i Parkut Rinia, ndërtimi i muzeut të ri të Artit Mesjetar, restaurimi dhe rivitalizimit i pazarit të vjetër të Korcës dhe në proces rikonstuksioni i teatri Andon Zako Cajupi, por do të vecoja restaurimin dhe rivitalizimin e pazarit.”

Ndërsa z.Filo tregon edhe një rast ku një ambassador i huaj ka thënë: Po të ishte vendimarrja ime do të preferoja që ambasada ime të ishte në Korcë. Duke treguar kështu që Korca është një qytet mjaft i pëlqyer jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga të huajt.

Kur Nano e pyeti se për cfarë ka nevojë Korca sot, z.Filo përgjigjet:

“Në drejtim të infrastrukturës Korca është qyteti më i kompletuar në Shqipëri. Por ka dy probleme; problematika e punësimit dhe strehimi social, për të cilën ne po punojmë dhe po krijojmë bashkëpunime me institucione të ndryshme për të zgjidhur këto problematika.

“Nëse do të duam ti uronim fat Shqipërisë nuk do të ishte keq të thonim: “U bëftë si Korca”: me këtë frazë e mbyll bisedën e natyrës promovuese dhe jo gazetareske, Nano me kryetarin e Bashkisë Korcë.

Për më tepër, ndiqni linkun.

 

2 komente në “Sotiraq Filo në Zululand: Në drejtim të infrastrukturës Korca është qyteti më i kompletuar në Shqipëri, por ka dy probleme; problematika e punësimit dhe strehimi social”

  1. Baton KITA says:

    KORCA është qyteti më i “qytetëruar” në ILIRI.

  2. Emigranti says:

    Korca me te vertet eshte qyteti me i bukur ne vend por ky qytet me njerez te mire e me kulture drejtohet nga nje ekip (personeli bashkise) mjaft novator e i perkushtuar per te bukuren.Natyrisht nuk mund te mbetesh pa u pershendetesh edhe Ju i nderuar S otiraq Filo ku me angazhimet dhe preokupacionin Tuaj i Je detikuar me mish e me shpirt qytetit tone te dashur Korcen.Edhe ato dy objektivat qe angazhoheni, me ate ekip punetor qe kini do t’i beni realitet.Pershendetje nga Peskara Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje