Të bësh drifting mbi një liqen të ngrirë mund të tingëllojë emocionuese, por nuk është aspak ide e mirë.
Në një video të filmuar në Rusi, tregohet momenti kur një i ri përpiqet të dhurojë spektakël mbi sipërfaqen e akullt të liqenit me fuoristradën e tij, por për pak sa nuk ka humbur jetën. Kjo, pasi akulli është thyer dhe makina ka nisur të zhytet në ujin e liqenit.
Ndërkohë, ai ka arritur të dalë prej makinës në momentin e fundit, ndërsa ajo ka përfunduar nën ujë.