Gjermania do financoje Projekti e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në rajonin e Vlorës

15 Dhjetor 2016, 17:16Sociale TEMA

U firmos sot Marrëveshja për Financimin e Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në rajonin e Vlorës, mes Qeverisë shqiptare të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KfË.

Projekti i integruar përfshin kredinë në vlerën 12.5 milionë euro, dhe dy grante në vlerat 7.5 dhe 1.3 milionë euro. Projekti I cili do të zbatohet për një periudhe 5-vjecare, përfshin ndërtimin e një sistemi modern të menaxhimit të integruar të mbetjeve, i cili do të garantojë mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve nayrore, reduktimin e gazrave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për popullsinë e zonës.

Landfilli do të ndërtohet në Sherrishtë të Vlorës me nje kapacitet prej rreth 350,000 ton. Pjesë e investimit do të jetë ndërtimi i sistemit të mbledhjes së gazrave, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura nga mbetjet, impianti i ndarjes së mbetjeve të riciklueshme me kapacitet 60,000 ton/vit, kapacitete kompostimi për mbetjet organike me kapacitet deri në 4,200 ton/vit.

Përveç ndërtimit të landfill të ri është parashikuar investimi për mbylljen e vendeve ekzistuese të depozitimit në Vlorë dhe Selenicë. Në kuadër të projektit do të furnizohen makineri dhe pajisje për pastrimin e rrugëve, për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve.

Ministri I Financave Arben Ahmetaj tha se për financimin e projektit të Menaxhimit të mbetjeve të ngurta, rajoni Vlorë, do të nënshkruhen një Marreveshje e Huaje dhe dy Marrëveshje Financimi (grante), nëpërmjet të cilave sigurohet:

 

Landfilli do të ndërtohet në Sherrishtë të Vlorës me nje kapacitet prej rreth 350,000 ton. Pjesë e investimit do të jetë ndërtimi i sistemit të mbledhjes së gazrave, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura nga mbetjet, impianti i ndarjes së mbetjeve të riciklueshme me kapacitet 60,000 ton/vit, kapacitete kompostimi për mbetjet organike me kapacitet deri në 4,200 ton/vit. Përveç ndërtimit të landfill të ri është parashikuar investimi për mbylljen e vendeve ekzistuese të depozitimit në Vlorë dhe Selenicë. Në kuadër të projektit do të furnizohen makineri dhe pajisje për pastrimin e rrugëve, për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve.

Programi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës parashikohet të realizohet deri në fund të vitit 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje