Pas thuajse një viti kur përmbytjet e vazhdueshme për pak sa nuk zhdukën plotësisht popullatën e minjve në Vietnam, brejtësit duket se janë rikthyer sërish… në menutë vendase.
Ata konsiderohen si një nga ushqimet më të rëndësishme të kuzhinës vietnameze, ndërsa shpesh rezervohen për festa dhe mysafirë. Brejtësit, gjithashtu kanë nisur të shërbehen edhe në mjaft restorante dhe bare lokale.
Vendasit thonë se mishi i tyre është shumë i ngjashëm me atë të derrit, vetëm se pak më i butë.
Madje, në disa zona të Vietnamit ka grupe të organizuara gjuetarësh, të cilët dalin në kërkim të këtyre brejtësve.