Bashkia e Tiranës mban një tjetër premtim me nisjen e punës për ndërtimin e këndit të 11 të lodrave për fëmijë te “Ali Demi”, duke përmbushur angazhimin për të ndërtuar një kënd lojërash në çdo njësi administrative të qytetit të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se edhe ky kënd lodrash do të shërbejë në të njëjtën kohë edhe për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhese për më të rriturit, e në mënyrë të veçantë për të moshuarit.
“Ky është këndi i lojërave numër 11 dhe besoj që teksa të gjithë janë futur në stinën e dimrit dhe të festave, dua të garantoj qytetarët se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm një stinë, që është stina e punës. Pavarësisht nëse ka festa apo është fundi i vitit, për ne është gjithmonë një fillim i ri dhe një mundësi e re për t’i bërë gjërat për së mbari. Në këtë zonë kemi një hapësirë, e cila fatmirësisht është ruajtur dhe shpallur park; është një hapësirë fantastike sidomos për moshat e treta, por ajo që bëjmë sot është se rehabilitojmë dhe e plotësojmë me një hapësirë ekskluzive për fëmijët”, tha Veliaj. Ai theksoi se puna e nisur me këtë kënd është përgjigja më e mirë ndaj të gjitha debateve dhe një ogur i mirë për vitin e ardhshëm.
“Pas këndit të lojërave te liqeni, besoj se mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur gjithë histerisë dhe paranojës është vetëm puna; puna ka qenë përgjigja jonë këtë vit dhe me punë duam ta mbyllim. Besoj se hapja e këtij fronti të ri, i cili do të mbarojë për një muaj, do të jetë një nisje e mirë e vitit tjetër për fëmijët”, u shpreh Veliaj. Ai theksoi se ndërtimi i këndeve të lojërave ka për qëllim jo vetëm të krijojë mundësi argëtimi për fëmijët, por edhe për t’i krijuar atyre kushte për t’u marrë me aktivitete fizike.
“Kemi dëshirë që viti tjetër të na gjejë me të rinj e fëmijë të shëndoshë, aktivë, që merren me sport dhe aktivitet fizik, dhe jo që kalojnë shumë kohë nëpër platformat elektronike”, shtoi Veliaj. Ai informoi gjithashtu se Njësia Nr.1 do të jetë përfituese e të tjera investimeve publike që Bashkia e Tiranës ka parashikuar të bëjë edhe për vitin e ardhshëm, siç është edhe ai për ndërtimin e 20 shkollave.
Te lumte more djale! ???
Te lumte more djale! ???
Ore shikoni leni vend edhe per parkingje sepse sdine ku te parkojn njerzit e shkrete,po i iken rroga se vijn ato bashibuzuket e bashkise dhe direkt vendosin bllokuesin,vetem ne shqiperi ben vaki qe te paguash per nje parking te gabuar 30 mij lek, sa 3 dite rroga e nje familjari.Po cdo haj ai i shkreti loqet e Erionit ato tre dite.
Ah, sikur te punonin te gjithe si ju! Zyrat e shtetit as nuk te shohin me sy, dhe nuk duan t’ia dine per hallet dhe problemet e njerezve! Nje analfabetizem dhe indiference e papare!
O i Nderuar Kryetar i Bashkise qe nuk e marrim vesh kur vjen e kur iken per arsye pune,po te drejtohem une nje banor i Ali Demit ne pallatinGener 2,te lutem krahas puneve te mira kij parasysh te hiqni plepin e vetem te rruges kryesore prane nderteses sone per arsye se eshte ne rrezik renie ku do te beje namin ne rrugen kryesore.Per kete eshte vene ne dijeni dhe administratori i zones por …….
O i Nderuar Kryetar i Bashkise, qe nuk e marrim vesh kur vjen e kur iken per arsye pune,po te drejtohem une nje banor i Ali Demit ne pallatinGener 2,te lutem krahas puneve te mira kij parasysh te hiqni plepin e vetem te rruges kryesore prane nderteses sone per arsye se eshte ne rrezik renie ku do te beje namin ne rrugen kryesore.Per kete eshte vene ne dijeni dhe administratori i zones por …….
Hajdut i paskrupullt. Ajo toke eshte prone e tiransve autoktone. Nuk mund te besh fushate dhe projekte me pronen e te tjereve. Prona nuk eshte fik. Do perballesh nje dite me drejtesine, bashke me suportin e krimit qe te sponsorizon. Ky veprim kategorizohet zaptim prone dhe perben krim. Hajdut i paskrupullt i mbeshtetur nga zaptues.
Cfare thoni o dele AI ESHTE HAJDUT
Kënde lojrash për shpirtrat e fëmijëve.
Bravoooooooooo