Janë zhvilluar sot zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.
Citynews ka mësuar se nga 370 delegatë demokratë në Kuvend, në votim kanë marrë pjesë 260 prej tyre.
Pra, rreth 30% të delegatëve demokratë në Kuvendin e PD në Vlorë kanë bojkotuar procesin për zgjedhjen e kryetarit. Gjatë numërimit rezultuan 30 vota abstenim, duke lënë për numërim vetëm 230 vota të vlefshme.
Fituesi i kësaj gare problematike është Gramoz Nazëraj, i cili mori 150 vota, ose rreth 35% të votave të të deleguarve në Kuvendin e Partisë Demokratike në Vlorë.
Kryetari i zgjedhur, Gramoz Nazëraj, kishte si rival në garë Kreshnik Bellon, i cili është pedagog tek Univestiteti i Henri Çilit.
Nazëraj është kryetari me më pak vota i zgjedhur në historinë e Partisë Demokratike në Vlorë.
Ashtu siç citynews ka paralajmëruar, procesi ka kaluar ne shume përplasje, me shkarkime kryetarësh grupseksionesh, zgjedhje e të deleguarit të Lulzim Bashës, Flamur Noka.
Ne fund, kryetar ka dalë Gramoz Nazëraj, i cili tashmë do te jetë drejtues i degës se Vlorës duke pasur vetë 35% të delegatëve pranë vetes. Partia Demokratike në Vlorë del nga kjo garë edhe më e vogël. Votat flasin për përgjysminim e saj