Si përfitoi Damir Fazliç 1,5 mln euro nga qeveria "Berisha", pa shpenzuar asnjë qindarkë

17 Dhjetor 2016, 09:49Politika TEMA

Biznesmeni serbo­ boshnjak Damir Fazlliç ka përfituar 1.7 miliardë lekë apo 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH­së nga Tatimet në Shqipëri. Ky fakt është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë.

Subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme, sipas Prokurorisë, ka qenë “Crown Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005. Rasti në të cilin ka ndodhur abuzimi, sipas Prokurorisë, ka qenë ndërtimi i terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos.

Pikërisht me këtë investim dyshohet se veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë. Nga verifikimet që janë bërë në terren për këtë rast, ka rezultuar se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët. Ata dokumentacionin në fjalë e kanë shoqëruar edhe me fotot përkatëse. Të gjitha shpenzimet e shoqërisë gjatë kësaj kohe janë konsideruar nga specialistët si false.

Sipas hetimeve, ka dalë se nga verifikimi i raportit të kontrollit është konstatuar se shoqëria ka kaluar edhe tri kontrolle të tjera më parë. Po ashtu nga ekspertët është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSHsë, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori.

Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por edhe janë rimbursuar. Rimbursimet janë bërë në tri këste nga viti 2012 deri në vitin 2012 në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove, shkruan Panorama.

Kjo përkthehet në një investim që duhej të ishte kryer në vlerën e 1 milion eurove, por që nga verifikimet del se nuk është kryer fare. Nga hetimet ka dyshime se situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSHsë është bërë për punë që realisht nuk janë bërë.

8 komente në “Si përfitoi Damir Fazliç 1,5 mln euro nga qeveria “Berisha”, pa shpenzuar asnjë qindarkë”

  1. Aureli says:

    Ja ku na dolen edhe paret e dajes Fazllic, kjo shpjegon pushimet e armvrimes dhe Zen sytopit ne maldiveee. Keto jane paret e brekeve qe reklamon Armvrima.

    1. loku says:

      Pallavra gazetash meqe ky ka qene mik me Saliun. Te pa afte ose genjeshtare me dashje i thone kesaj. Mjafton te hapesh Google mbi token ne Porto Romano per te kuptuar gjithashka. Investimi ka qene bere por eshte hequr perseri ashtu sic u realizua.

  2. ububub says:

    Nuk e ka faijin Fazllici por ata qe kane bere raportet ne 2011 -2012.. duke deklaruar se investimi eshte bere ne nje kohe kur asgje nuk kishte ndodhur…

    Te arrestohen , dhe te denohen… ne proporcion me demin e shkaktuar ndaj shtetit.. keta “kontrollore” .
    ( te jeni te sigurte se kur ta shohin qeline do te fillojne te kendojne dhe ta nxerrin ermrin se kush u ka dhene urdher per te bere keto raporte false)

  3. .**** says:

    NESE do te ishin vetem kto 1.5 milion euro abuzim ky artikull mund te ishte shum serjoz , por kur mendon qe njeriun qe vodhi me nje firm 300 milion euro nga taksat e kti populli dhe i shpetoj gjyqit me procedur dhe pretendon te mari dhe drejtimin e shtetit kjo te trondit vertet , kjo te fut vertet friken per te ardhmen e kti vendi , pra kur bien topat nuk degjohen pushket , kur vidhet me nje firm gati gjysem miliardi euro dhe çdo gje kalon pa u ndier per 1.5 nuk habitemi fare tashme asgje nuk na çudit , ne kemi par si popull kto 25 vjet vjedhje katastrofike marramendese deri sa perfunduam ne luft civile dhe ata qe vodhen u denuan me nga 2 vjet burg , se gjyqtarve qe i gjykuan kta organizator te fajdeve ne at koh i erdhi zogu ne dor , ose si te themi ra llotaria se ben sikur i denuan kta fajtor qe ne fakt kta personat e fajdeve ishin vetem fasad , se koka ishte ne qeveri , dhe kta pra hajdutet me veladon pra gjyqtaret u pasuruan vetem me nje firm, me e frikshme per ne sot esht kur gjerat behen vetem me nje firm , por nese doni ta diskutojm kte tem se ky ishte bosnjak apo serb atehere hajdeni ta shajm , por kjo shum vidhet çdo dit dhe çdo or ne kte vend , kjo esht arsyeja qe kemi mar 200miliard euro borxh dhe nuk dihen ku kan shkuar , vetem nje gje esht e sigurt qe ne shpin e kan brezi ardhshem kte borxh makaber qe ka ikur ne drejtim te pa ditur , pra femit tan kta do ta vuajn vjedhjen dhe indiferencen e baballarve te tyre , se nje pjes ishin shkaktaret e zhdukieve te ktyre parave dhe pjesa tjeter e popullit ka fain me te rend qe i ka ber sehir kur kan vjedhur dhe i ka then ktyre hajdutve te veshur me pushtet dhe te mbrojtur nga vota e tyre hallall ja u boft zoti , po ti hysh historis abuzimit kto vite demokracie nuk arrin ti numerosh rastet e vjedhjeve qe jan ber ter kto vite ne kurrizin ton , nuk ka kush i kontrollon vjedhsit dhe banditet ne kte vend , thjesht kta hajdut tashme te veshur me pushtet kan parat e popullit dhe mbrohen shum mir nga gjykata e pazareve te pista qe drejton mafjen e shkelesve te ligjit ne kte vend , ka shum pak njerez te ndershem qe ti ven gjerat ne vendin e vet ne kte vend , se komplet politika ne bashkepunim me gjykatat dhe sekseret e tyre jan ata qe vjedhin te mbrojtur nga ligji , per kto dy organizata mafjoze ne kte vend ne jemi nje tuf delesh ku na servir gazeta diçka sa per te na then qe ktu ka muci akoma qe te behet shteti , por un nuk besoj tek plaku vitit te ri per vete , ktu korrupsioni shkelja ligjit ne kte vend esht kthyer tashme ne virtyt nuk ja vlet te zgjatemi me shum.

  4. TruthHurts says:

    Ja keni fut kot por shumë kot…ndiq transfretat bankare. Puna është kry mbi 5mil Euro dhe kontraktori ka qenë Vega Group…Tirana Bank ka ndjek dhe verifikuar punimet…kaq sa për info…të tjerat janë rrena…

  5. Kellira says:

    Dhe çuditen ca ANALista se pse njerëzit i kane ende mendjen tek Enveri…

  6. mokja says:

    O Loku po qenke Loku komplet

  7. says:

    Të dënohet ministri i financës që lejoj shumën të dalë nga arkat e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje