Manjani: Kush e ka në dorë ta arrestojë Balilin! Në Dubai nuk kam qenë kurrë

17 Dhjetor 2016, 12:46Politika TEMA

Pas zërave se ministri që mund të ketë udhëtuar në Dubai me Klemend Balilin është Ylli Manjani, ka reaguar ky i fundit përmes një mesazhi të shprndarë në faqen e tij në Facebook.

Manjani i cilëson akuzat si shpifje dhe se thotë që udhëtimet turistike i ka ekskluzive vetëm me familjen. Fillimisht ishte gazetari Artan Hoxha qe deklaroi në emisionin “Opinion” se Balili kishte udhëtuar në Dubai me një ministër, por përpara kohës që i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” të shpallej në kërkim. Më poshtë reagimi i plotë i Manjanit.

“Sipas disa analistëve portalistë dhe jo vetëm, paskam qenë në Dubai dhe me Klement Balilin. Për të gjithë ju që keni interes, në Dubai s’kam qenë kurrë në jetën time! Me këtë person s’kam udhëtuar ndonjëherë as në furgon e as në avion! Udhëtimet turistike i bëj ekskluzivisht me familjen time!

Shpifja nuk ndihmon askënd! Mbetem përkrahës i fjalës së lirë edhe kur kjo është shpifje! Por me rastin e të 7-tave (muajve të urdhër-arrestit ndërkombëtar) edhe njëherë tërheq vëmendjen: Ta arrestojë kush e ka në dorë! Ndoshta pas arrestimit mund tua thotë vetë ai se me kë ka udhëtuar në Dubai e kudo tjetër! Mirupafshim deri në udhëtimin tjetër imagjinar..!”, shkruan ai.

4 komente në “Manjani: Kush e ka në dorë ta arrestojë Balilin! Në Dubai nuk kam qenë kurrë”

  1. Brahoo says:

    Me qe nuk ke gje ne dore o Manjan jep dorheqjen,se mbase vjen ndonje minister qe ka gje ne dore.

    Ministri i drejtesise eshte ai qe pergjigjet per drejtesine,nuk eshte ai qe nuk ka asgje ne dore.

  2. kuli says:

    eh seshte faji manjanit, faji kok tuleve shqiptar qe i japin voten lsi, nje shoqate hajdutesh, me video e ze.

  3. Shoku Tarras says:

    Po fletarrestin perse e vonove me Llallen per 7 muaj,apo nuk e perkthenit dot dekomunetacionin nga Greqia ?

    Thone qe DEA ndodhet ne Shqiperi….prandaj Dhalla e levizi sumen.

  4. Bobi says:

    Kure peruroi hotelin balili ka qen Ilir meta prezente, balili nuk eshte shume i dhen mbase politikes po e mban mire me te dyja krahet. Ne kohen e pd sponsurizonte fushaten e saliut dhe ka foto me saliun, nga ajo saliu nuk hap goje per kete raste. Ilir meta eshte metevertete eskobari i shqiperise dhe ka 20 vjete qe kuntrollon trafikun ne sarande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje