Ndërsa Aleppo vazhdon të bombardohet nga avionët e regjimit, një prezantuese lajmesh në Televizionin Publik të Izraelit, vendosi të jepte një mesazh të qartë dhe tronditës.
Lucy Aharish ndërpreu prezantimin e lajmeve në hebraisht, për t’iu drejtuar një publiku më të gjerë në anglisht.
“Pikërisht tani, në Aleppo, Siri, vetëm tetë orë larg Tel Avivi-t, një genocid është duke ndodhur,” tha Aharish, e cila është me origjinë arabe dhe prezantuesja e parë muslimane në televizionin shtetëror izraelit.
Ajo e quajti atë çfarë po ndodh në Aleppo, një holokaust dhe shtoi se i vjen turp që është pjesë e një bote, ku, pavarësisht gjithçkaje që njerëzimi ka arritur, ai vazhdon të heshtë teksa masakra të tilla ndodhin.
Aharish përmendi disa prej vendeve kryesore, si SHBA, Franca, etj., të cilët po qëndrojnë duarkryq, ndërsa civilë po vdesin. Ajo gjithashtu akuzoi OKB-në për “hipokrizi, pasi organizon mbledhje dhe “fshin lotët kur sheh imazhet e babait me vajzën e vdekur në krahë.”
Por, kjo nuk është hera e parë që Lucy Aharish jep mesazhe të tilla të forta dhe tronditëse. Vetëm një vit më parë, gjatë sulmeve me thika ndaj shtetasve izraelitë, ajo akuzoi liderët arabë dhe izraelitë, se ragimet e tyre të polarizuara, thjesht po e acaronin gjendjen edhe më tepër.
Duam të jemi në botërorin Rusia 2018.
camerine nuk e permendi pse?
As Zmirnin se permendi ?
Po ne Gaza kush ben genocid , zonja gazetare me origjine arabe ..ke dijeni se çbehet me tokat palestineze , perse shkon aq larg per te gjetur lajme ……
WTF… holokaust???? Cifiut qe nuk kane respektin minimal per holokaustin, zot na ruaj.
Shko moj shushke , shiko sa civile ka vrare nga Izraeli ne Gaza. Me shume jane vrare civile ne Gaza se ne Alepo, mashtruse.
Pikerisht Babo, kjo pseudo-gazetare duhet te na spjegoje fill e per pe kete, perpara se te na jape leksione te tjera: http://www.documentarytube.com/videos/tears-of-gaza
Sfidoj kedo, sado katil i pashpirt qofte, te ndjeke nga fillimi deri ne fund kete dokumentar mbi kete gjenocid te heshtur!
Pershendetje,
Andrea
Nga nje pseudo-gazetare sioniste nuk pres asnje te vertete!
Hidhini nje sy lajmeve te verteta nga Siria, per te kuptuar arsyet e kesaj propagande te ashper, pa pushim: https://www.facebook.com/PANDORATV.IT/
Ne Alepo eshte kapur nga ushtria popullore siriane i gjithe bordi drejtues i terrorit ne Siri e Irak – nje cocktail nacionalitetesh i perbere me agjente te sherbimeve te huaja, nga simotrat CIA & Mosad, deri tek sherbimet saudite, turke, gjermane, angleze etj.
MOS BINI NE KURTHIN E MAKINES PROPAGANDISTIKE ILLUMINATI!
Andrea Radi