Erdogan flet si Putini: Provokimi i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë

19 Dhjetor 2016, 21:51Bota TEMA

Presidenti turk, Erdogan ka folur për herë të parë për atentatin ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov.

Erdogan, ashtu sikurse edhe Putin, ka thënë se i bashkohet homologut rus në qëndrime dhe se mes dy vendeve nuk ka asnjë përplasje për ngjarjen.

Madje, ai ka qenë i mendimit njësoj si edhe Putin, se vrasja është një provokim i rëndë për të nxitur konflikt mes dy vendeve.

“Ne të dy e dimë se ky provokim i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Të dyja vendet nuk do bien në nivelin e këtij provokimi”, tha Erdogan.

“Dihet se kjo vrasje tashmë kërkon që të prishë procesin e paqes në Siri, të arritur me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë”, tha Erdogan duke qenë në të njëjtën linjë me Putinin.

1 komente në “Erdogan flet si Putini: Provokimi i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë”

  1. Bomba says:

    Pastro Policine se e ke te mbushur me kriminele e terroriste antiTurk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje