Në Zululandin e sotëm ishte i ftuar regjizori Leka Bungo që sapo ka finalizuar bashkëpunimin me RTSH-në me një film me seri që i kushtohet ngjarjeve që i paraprinë krizës së vitit 1997, dmth firmave piramidale. Në këtë film luajnë edhe aktorët Viktor Xhusti, Bujar Asqeriu, etj, por mbi të gjitha Robert Ndrenika, për të cilin Bungo tha se “është një talent nga thonjtë e këmbëve deri te maja e flokëve”. “Filmi nuk është një gjë komike, është një satirë”, saktësoi ai më tej.
Më tej, biseda u përqëndrua tek raporti të vjetër-të rinj. Sipas Bungos, të vjetërit janë nxjerrë jashtë loje, edhe pse ata janë jo vetëm me kontribute të mëdha në lëmin e teatrit e të filmit, por edhe të aftë të japin ende kontribute të ngjashme. “A mund të quhet i vjetër Dhimitër Anagnosti, Mihal Luarasi, Gëzim Kame, Pëllumb Kulla?”, pyeti Bungo. Dhe vjoi dukje thënë se problem nuk ëhstë mosha. “Në këtë botë ka të rinj të rinj, të rinj të plakur, pleq të rinj e pleq të plakur”, tha ai. dhe për të nënvizuar rëndësinë e eksperiencës, ai tha si me shaka se “për mua regjisori duhet ta ketë emrin minimumi Ali, që të jetë regjisor, pra duhet të jetë i vjetër”.
Ai shfaqi shqetësimin e vet që në Teatrin kombëtar nuk vihen në skenë drama kombëtare.“Teatrin kombëtar e kanë shndërruar në Teatër Ndërkombëtar”.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun
Ky eshte ai me pseudonimin “i penduari”?
Ndenji ne SHBA, pastaj erdhi ketu, mori pension special (per cfare meritash?!) dhe tani flet per dynjane.
Si artist, i deshtuar. Si regjisor, nuk di c’te them.
Nejse, sot eshte koha e maskarenjve!!)
Kete njeri e kam pare gjithmone neper pikat ku shitet benzine per makinat ne Bronx te Nju York duke pire kafe. Shpeshehere i dehur grindej, zihej dhe rrihej me njerez te ndryshem per pune partishe duke shqetesuar pronaret e ketyre lokaleve.Per kete njeri agresiv qe rrinte cdo dite I dehur me alkoli ne nje klub ne Arthur Avenue thoshin se ishte edhe perdorues I rregullt I droges, megjithse ne moshe te thyer.Disa here eshte perpjekur per ta hedhur ne gjyq pronarin e pallatit ku jetonte, per ti marre ndonje shume te madhe dollaresh, por nuk ka mundur te fitoj, megjithse sajoi shume kurthe per ta realizuar kete qellim. Vazhdimisht fliste keq edhe per Kosoven duke thene se ci duhej pamvaresia Kosoves, ajo ka qene toke serbe, bombardimi ndaj Serbise ishte gabim I madh e tj. Te gjithe ne diaspore e therrisnin fuks, llafazan dhe intrigant.