Kjo video është cilësuar si më tronditësja e vitit 2016, pasi paraqet mjaft qartë tmerrin e vitit që po lëmë pas.
Ajo është filmuar në muajin shtator në qytetin sirian Idlib, ku një fëmijë u nxorr nga rrënojat e shtëpisë, pas bombardimeve nga avionët e qeverisë siriane.
Në të tregohet momenti kur vullnetari i helmetave të bardha, kupton se foshnja ishte ende gjallë kur ajo nis të qajë dhe nuk arrin dot t’i mbajë lotët.