Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tregua e kujdesshme duke mos përmendur fjalën sulm terrorist lidhur me ngjarjen e djeshme në Berlin.
Në një konferencë shtypi paraditen e sotme, Merkel tha se ende nuk është e qartë ngjarja që ndodhi dje në tregun e Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, por hetimet që vijojnë do të zbardhin çdo gjë.
Merkel u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe tha se kjo ngjarje nuk mund t’i bëjë gjermanët të jetojnë me frikë.
“Ne çdo ditë përballemi me krizën e refugjatëve, punojmë për ta zgjidhur këtë situatë.
Një mbledhje do të vijojë për të përcaktuar masat që do të merren.
Bashkë me ministrin e Brendshëm do të vizitojmë të plagosurit.
Miliona njerëz sot në mëngjes kanë menduar se duhet të vizitojmë edhe vendin ku ndodhi ngjarja.
Unë nuk e kam ende një përgjigje për këtë sulm, por ju garantoj se nuk do të jetojmë me frikë.
Edhe pse duket e vështirë, ne do ta gjejmë forcën t’i jetojmë jetët tona pa frikë”, tha Merkel.