Një ditë, që do ta ndryshojë Gjermaninë

20 Dhjetor 2016, 19:09Blog TEMA

Nga Alexander Kudascheff

Gjermania është në zi – në të gjitha godinat zyrtare flamujt janë vendosur në gjysmë shtizë.

Atentati i Berlinit e ka tronditur Gjermaninë. Dhe e ka tmerruar. Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen, gati 50 të tjerë janë plagosur, pjesërisht rëndë. Sulmi, terrori u drejtua ndaj të gjithë vendit, ndaj shoqërisë së lirë, në të cilën jetojnë gjermanët. E po ashtu ai u drejtua kundër një simboli veçanërisht paqësor: tregut të Krishtlindjeve, që e vizitojnë miliona njerëz në periudhën e Adventit – e madje jo vetëm gjermanët, por edhe njerëzit nga e gjithë bota, të cilët të çlirët kalojnë disa orë të dimrit duke shëtitur me gëzimin e pritjes së Krishtlindjeve duke dashur të harrojnë stresin e së përditshmes.

Terror, që drejtohet kundër të gjithëve

Ndaj atentati, ky terror vrasës drejtohet kundër ne të gjithëve, që duam të jetojmë të lirë dhe të shpenguar. Eshtë një akt barbar kundër dëshirës sonë për liri. Ndaj terrori nga Berlini e ndryshon Gjermaninë. Ne nuk jemi më, ashtu siç quhej prej kohësh, në rrjetën e terrorit ndërkombëtar – ne jemi viktimë. Ashtu si anglezët, francezët, spanjollët, izraelitët, amerikanët e të tjerët.

E në këtë mënyrë është fare e parëndësishme, nëse akti është kryer nga një person në amok i çoroditur psiqikisht, nga një ujk i vetmuar me synime vrastare apo nga një grup i tërë me sfond fundamentalist: Ai prek në palcë  shoqërinë e lirë. Ai prek shoqërinë e hapur. Ai prek me tregun e Krishtlindjeve edhe një simbol kristian, një shprehje të traditës dhe identit gjerman e europian.

Kancelarja ka të drejtë: Kjo është një ditë e rëndë për gjermanët. Por ndihet (ka pasur edhe në të kaluarën mjaft sulme të vogla apo të mesme terroriste në Gjermani – edhe shumë, që falë Zotit janë parandaluar)se ky atentat është një shenjë e kobshme! Mentaliteti i shoqërisë gjermane do të ndryshojë. Të qenit i çlirët, i shpenguar do pësojë tkurrje. Liria e jetës e shumë përfolur, që ne nuk duam të na e rëmbejë terrori, kjo liri do të spostohet prej ndijesisë së thellë të pasaigurisë. Gjermania do të ndihet më e pasigurtë. E do të jetë më e pasigurtë.

A do të pasojë një tërmet politik?

Kësaj i shtohet edhe një tërmet i mundshëm politik, që sjell me vete një atentat i tillë, kur dorasi ndodhet ende në arrati. Një njeri, që në këtë vend kishte gjetur mbrojtje. Një njeri, që kërkonte azil. Një njeri, të cilin ky vend nuk e ka dëbuar. Nëse dorasi është vërtetë një refugjat, të cilit vitin e kaluar Gjermania me zemërgjerësi dhe pa kontroll i hapi kufijtë – atëherë politika e kancelares ndaj refugjatëve do të hasë në stuhi të ashpra. Atëherë do të strapacohet ekstremisht mikpritja shoqërore ndaj njerëzve në vështirësi.  Atëherë edhe në Gjermani marshimi triumfues i së djathtës, i mendimit nacional-egoist do të avancojë më shumë se sa vetëm me suksesin duke tërhequr vëmendje. Atëherë shoqëria e hapur do të mbyllet. Atëherë klima në politikën e brendëshme do të ngurtësohet. Atëherë liria do të jetë e kërcënuar nga brenda.

Natyrisht duhet që pikërisht në një ditë të tillë të ruash qetësinë dhe arsyen. Por është e vështirë e edhe më e vëhstirë, të jesh i qetë. Mbrëmja e 19 dhjetorit është një mbrëmje që do ta ndryshojë Gjermaninë. Se deri në ç’masë? Kjo mbetet të shihet.

9 komente në “Një ditë, që do ta ndryshojë Gjermaninë”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    keta njethundrake gjaxore kafshuan doren qe u zgjati buke,nje gje te tille bene edhe sunitoshqipfolesit me popullin grek qe iu dha buke e u pastroi morrat ……………….kjo eshte rraca perverse myslimone dhe per kete duhet DENIM!
    ”………….gjaxoret sunite goditen kristianet dhe symbolin kristian ne nje treg Krishtlindjesh,kjo do te zgjoje gjermanet…….

  2. I paemërt says:

    Dy gabime fatale ka bere Merkel qe ndermori shpetimin e Greqise dhe qe pranoje 1 milon emigrante dy gabime qe nuk i falen

  3. Kosmos says:

    Pas kesaj ngjarje te rende ,Merkel e ka te sigurte humbjen .

  4. ADN says:

    Fe muti dhe njerez muti. Kishin te drejte hungarezet qe ngrinin gardhe me tela.

  5. vaso says:

    O i paemer.Merkel mori persiper zhytjen e Greqise dhe varferimin e Europes.Asgje sdo ndryshoje.Do ktheje shqiptare te tjere.

    1. I paemërt says:

      Vaso grekofili prit prit se nuk ke pare akoma se kujt i thone zhytje se jeni mesuar ti jepni gojes me lekat e Botes do ta shikoni te semes pa Merkel e me Partite populiste gjermane neqoftese vijn ne pushtet

  6. undefined says:

    O Vaso por cfare mund ti “zhysesh” nje te zhyturi si Greqia qe gjithe historise se saj 200 vjecare mbahet ne kembe nga borxhet e Europes vetem ju debilat e Anastasit jetoni me tilla paranoja

  7. ti i pa emer, dmth i pafytyre :do krahasosh ti krishterimin me sheriatin sunit? dhe nga e ke mbeshtetjen; duhesh gjetur, se pa dyshim je qelbesire isisi, qe ndofta pasi qe vishesh si model alla parizien, alias kafsha qe vrau ambasadorin rus ne ankara, llap si qen tines, prapa kompiuterit, me shpresen se bota e civilizuar perendimore nuk do ju zbuloj dot. do ju zbuloi dhe do paguani me keq se çkeni ber o ç’do te donit te benit. emocionet qe po i shkaktoni ju botes se civilizuar do detyrojne t’ju pergjigjen po me emozione. duke ju djegur te gjalle po ju kapen. e mbani mend ç’i punuat pilotit joranez apo gazetarit britanik e te tjereve te veshur portokalli!??

  8. abc says:

    botojeni komentin o meddja e lire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje