Vetting-u, ankth dhe barazim. Gjyqtarët ndahen para vendimit: 4 janë pro ligjit aktual dhe kundër PD

20 Dhjetor 2016, 19:49Politika TEMA

E mërkura dhe e enjtja janë vendimtare për ligjin e Vetting-ut.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të vendosin nëse ligji është apo jo në përputhje me Kushtetutën dhe nëse cënon apo jo të drejtat themelore të njeriut.

Të enjten, 8 gjyqtarët kushtetues do të mblidhen me dyer të mbyllura dhe pasi të thotë secili opinionin e vetë vendimi do të hidhet në votë.

Sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, vendimet merren me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, që në këtë rast janë 5, të cilët duhet të votojnë ose pro, ose kundër pasi abstenimi nuk është një opsion.

Por Top Channel ka mësuar se vendimmarrja mund të mos arrihet dhe kërkesa e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit mund të rrëzohet.

Një burim shumë i lartë diplomatik dhe i konfirmuar nga burime të larta politike shqiptare bëri të ditur për TCH se gjyqtarët janë ndarë 4 në favor të kalimit të ligjit të Vetting-ut kështu siç është.

Dy kërkojnë miratimin e tij, por me ndryshime të vogla, ndërsa vtëm dy janë për kthimin e tij mbrapsht.

Nëse ky raport votash nuk ndryshon deri të enjten, kjo do të thotë se kërkesa e Partisë Demokratike rrëzohet.

Ky është një formulim shumë i qartë në ligjin e ri të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, “kur nuk formohet shumica prej 5 anëtarësh, kërkesa konsiderohet e rrëzuar”.

5 komente në “Vetting-u, ankth dhe barazim. Gjyqtarët ndahen para vendimit: 4 janë pro ligjit aktual dhe kundër PD”

  1. sofia says:

    Dmth qe ne rast se votimi eshte 4 me 4 , ligji hyne ne fuqi sepse ngelet miratimi ne parlament.

  2. Bushi says:

    Jame pesimist per vendimin e gjykates kushtetuese,per areye se ata jo vetem jane te korruptuat(te shitur te pd-ke),por edhe te paafte.Dihet Bashkim Dede eshte militant i pd-ke dhe nuk mund te jete kundra partise se tij.Keshtu qe vetingu rrezikohet te miratohet,se jane frikacak.Por populli shqipetar mezi po pret miratimin e atij ligji.Nqs kjo gjykate bene shaka nuk e miraton,harram njeqind here buken qe han.

  3. Dielli says:

    Barazimi ne votim i gjykatesve kushtetues ,as me pak dhe as me shume por nje frut i skenareve te peshtire te rradhes se eterve,bijve e mostrave te diktatures komuniste qe nue kane te ndalur ne ligesi,qe do te thote bashkefajesi me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne dite e vite,qe vadojne ti bejne avokatine djallit te pandeshkueshmeise ne te tre pushtetet.Fundi,nje fund i shpejt i turpshem dhe pa kthim,sebashku me sunduesit qe fshihen pas tye.Kur flet populli,USA dhe BE-ja askush nga gjykatesit nuke ka te drejte,apo luksin e privilegjin te kundershtoje REFORMEN NE DREJTESI.

  4. Patriot says:

    Perderisa per eformen ne dretesi Komisjoni i Venecias i dha viston,qe do te thote,nuke ka shkelje te drejtave te njeriut,si dhe nuke ka skelje ndaj kushtetutes,ketyre palo gjykatesve i mbetet vetem roli te firmosin Reformen ne Drejtesi,se nuke kane as te drejten saligjore e njerezore,apo privilegjin te kundershtoje deklaraten e Komisjonit te Venecias,se ciles vete keto gjykates ju referuan per medim me profesjonal dhe te paanshem.Per keto gjykates ka vetem nje rruge,o me reformen ne drejtesi dhe me popullin,USA-n e BE-ne,o ne burg me boten e krimt e korrupsionit qe sundon dhunshem ne te tri pushtetet,pra nje grusht ndaj vetes,familjes dhe shtetit te se drejtes,rruge te mesme nuke ka,ate e ka theksuar si Komisioni i Venecias,ashtu dhe populli,USA dhe BE-ja.Vendimi i ketyre gjykatesve Kushtetues eshte te firmosi e vulosi REFORMEN NE DREJTESI ne respekt te vetes,familjes dhe shtetit te se drejtes.

  5. ZZZZZ............. says:

    TE PARET QE DUHET TE HIQEN JANE ANETARET E GJ KUSHTETUESE … E PASTAJ ME RRADHE KLD,PROKURORI,POLICI,GJYKATA, ETJ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje