Takimi Skëndërbeu-Partizani do të jetë një sfidë e cila do të ketë një rivalitet mjaft të madh, pasi të dyja skuadrat do të synojnë që të marrin fitoren.
Në konferencën për shtyp trajneri i Skëndërbeut, Andrea Agostineli u shpreh se ky takim do të jetë i veçantë për të pasi më parë ka qenë në krye të të kuqve.
Italiani thuri elozhe për 15-herë kampionët e vendit, por u shpreh se synimi i skuadrës së tij do të jetë vetëm fitorja.
“Natyrisht që si të gjithë ish-ët, kjo është një ndeshje e veçantë për mua. Por, ajo që ka më tepër rëndësi është që skuadra ime të fitojë. Mendoj se lashë një kujtim të mirë, ashtu si edhe një punë të mirë profesionale, por nuk e di se çfarë ndodh këtë vit te Partizani.
Pikat e forta të kundërshtarit janë të dukshme. Vetë skuadra e Partizanit është e kompletuar dhe duhet mbajtur në konsideratë. Ata janë një grup tejet i fort dhe aty e mbështesin lojën. Mendoj se kemi karakteristikat e duhura për të fituar jo vetëm me Partizanin, por me të gjithë kundërshtarët. Në aspektin taktik dhe teknik, jemi dy skuadra krejt të ndryshme, por secili ekip ka mundësinë që ta fitojë ndeshjen duke shfrytëzuar karakteristikat dhe pikat e tij më të forta” tha Agostineli./f.b