Ish-i përndjekuri politik shpërthen: Kaçi deputet e ne në kurbet, në djall PD e PS…

21 Dhjetor 2016, 10:39Politika TEMA

Kujtim Çekani është një i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist. Po të shohësh faqen e tij të rrjetit social facebook do të shohësh dedikime dhe akuza të pafundme kundër regjimit komunist, njerëzve të regjimit. Madje ai shpesh cilëson si shpresë të madhe për këtë shtresë të masakruar gjatë regjimit komunist pikërisht Partinë Demokratike, të parën parti opozitare pas 45 viteve diktaturë e egër komuniste.

Por kohët e fundit Çekanit i janë lëkundur bindjet, shpresat dhe ka një zhgënjim total nga PD. Arsyeja mes të tjerave ka të bëjë me mbajtjen në gjirin e saj të Kaç Islamit, komunistit të devotshëm siç e cilëson ai. Duke mos e përtypur ngjitjen e Kaçit në kupolën drejtuese të PD.

Kështu, pozitat e forta të Kaç Islamit në Partinë Demokratike, kanë shkatuar e vazhdojnë të shkaktojnë reagime shumë të forta të demokratëve por në mënyrë të veçantë të asaj pjese që i përket shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Çekani, i cili përmes profilit të tij në Facebook përcjell histori të dhimbshme nga e shkuara komuniste, ka reaguar konkretisht me një mesazh ku flet pikërisht për Kaçin dhe pozitat e tij të forta në PD. Me sa duket, ai është ngacmuar nga ndjekës të tij në facebook të cilët kanë vendosur t’i kthejnë “reston”, pasi Çekani ka shkruar shpesh për ata që ai i quan komunistë të PD-së…

“Një sqarim për miqtë e mi në Facebook!

Unë dhe familja ime kemi vuajtur nga regjimi Komunist. Atë që kanë hequr prindrit e mi në atë regjim nuk do t’ia fal askujt. Nuk me intereson me cilën parti janë këta kriminele me PD-në apo me PS-në apo dreqin e mallkuar, për mua komunistët janë kriminelë dhe krimineli nuk ka as ngjyrë as flamurë. Në qoftë se dikujt i vjen keq që kriminelët e PD-së nuk duhen ngacmuar, ta dinë mirë që as që më bëhet vonë fare. 

Sepse PD është ajo që më detyrohet më shumë se tek PS e dimë që janë kriminelë e qen bir qensh por PD që i besuam e investuam gjysmën e jetës dhe sot më mban Kaçin kordinator e sa e sa komunistë të tjerë . Armikun e dimë që e kemi armik po kur armiku të ulet këmbëkryq në shtëpi atij çfarë t’i bësh.

Behet edhe i parë shtëpie të merr edhe vendin. Kaçi deputet e ne në kurbet… në djall vaftë PD e PS. Kur dikush të vret shpresën të ka marrë jetën. Pra kujt nuk i pelqejnë shkrimet e mia është i lirë të largohet, unë nuk i lepihem vrasësve të familjes time”, shkruan ai.

13 komente në “Ish-i përndjekuri politik shpërthen: Kaçi deputet e ne në kurbet, në djall PD e PS…”

  1. gardjani i burgit says:

    po,ti sikur ke harru me fol per sal komunistin mer?!
    kaci ka pas ken kamunist I thjesht,sala,sala, ka qen sekretar partije komunizmi.
    prandaj kape kaun prej briresh e jo prej bishti.
    apo s ta mban suma me I mshu sal kamunistit ti dhe I bje kac kacarrumit.
    e se mos vec kaci osht kamunist. shumica e njerzve me kamunizmin kan qen dersa kamunizma rrojti gjys sheklli.
    po,mos harro t ja nish lezetin demokracijes s sotme.
    ti duhet t jesh happy qe rrno n demokraci. apo ,t paska ra bytha skic n uj dhe po ja qet inotin kamunizmes qe s ka pas qen kurr ashtu sic thuhet.
    gzohu njihet qe je n demokraci. qesh dhe lezetoju dhe atehere mendo sesi me u mllefos per kamunizmen.
    sepse ,te gjith te “persekutumit” e diktatturs nuk po qeshin dhe lumnohen qe jan n liri demokraci po vec po shajn kamunizmen!!!
    nuk jua ka fajin e djeshmja pse sot jeni kot!

  2. Soni says:

    Ke tendrejte vlla. Shumica nuk i dine vuajtjet e biografise se keqe ne kohen e socializmit tw Hoxhes. Une per vete jam tolerant dhe kete e kane treguar gjithe te perndjekurit politike ne keto 25 vite. Asnje hakmarrje kundra ish gjykatesve e ish prokuroreve . Po r qe te me beje politikat e jashme te vendit tim djali i Sul Bushatit kete nuk e fal. Rrezuam Sul Bushatin per ate qe ishte dhe kujt kategorie i perkiste por jo te vije dhe djali minister. Djali i tij le te behet bizznesmen te behet ca te doje por jo te drejtoje vdndin tim.nga posti i ministrit

    1. fakti says:

      Po ca rrezove ti mo Soni ?!!!
      Po ca hakmarje flet ti ?!!!

      As rrezove gje ti e te tjeret si ty e as mender by… skishe e s,ke me bo hakmarje ….ndaj mjaft me keto deklarata cilimijsh.

    2. delete says:

      Toleranca eshte per tu vleresuar por jo deri ne ato nivele ku te evidentohet deri ne rrot karizem se sa pa shtylle kurrizore komb jemi katandisur. Sic thua edhe ti vet, Sul Bushati dhe gjithe turma qe ai perfaqeon dhe qe sot udheheqin ate vend hengren, pine e q.. per qejf ne kohe te Enver plehres dhe vazhdojne edhe sot te bejne te njejten gje ne menyre direkte ose indirekte, sic eshte rasit aktual i ministrit te jashtem. Mundesia per biznesmen duhet tu ishte dhene ne rradhe te pare femijve te te perndjekurve dhe persekutuarve politik te cilet kane vujt si klysh kurvash nga ai sistem mes burgimesh, internimesh dhe jo ketyre qe vrane, prene e spiunuan ne komunizem duke u betuar per ideal vetem qe sot te vashdojne te hajne e te pijne ne kete palo “demokraci” i thencin qe kemi. Jemi komb leshqe dhe pike. Vret vellai vellane per nje kokerr domate dhe pastaj pretendojme te jemi shoqeri tolerante.

  3. Kujtim Qysqia says:

    Oooo Kujtim Cekani! Ty te paska godit ne koke vareja,e jo cekani,prandaj paske ngel nallgec nga trute. Akoma ste eshte mbushur kaplloqja qe PDja akoma udhe hiqet nga kryekomunsti sali berisha, o tru shkulur cekan? Ooooo koke cekic,a e pe se cfar ligji te ri ka bere sali komunisti me keta qe shahet perdite,e qe i akuzon si komunista,se vet eshte ‘demokomunist’,bon i ligj te ri per privilegjet e tyre,qe ja kalon mijra here privilegjeve qe kan pasur ne kohen e udheheqjes te Enverit, te shokut tend te dashur.

  4. Peco says:

    Ore zoteri, je ne rregull ti apo jo? Nuk e kupton se deri ku kane arritur punet? Te ngrihet i biri i botes, 80 e kusur vjec, ish president republike dhe te mburre nje vrases gjakatar si Mehmet Shehu, ashtu sic bene Mojsiu, po ka bythe ku te rrije kjo? Cdo te ndodhte valle ne Gjermani, nese nje ish president i demokracise, ta zeme Vajtzeker, do te mburrte Geringun apo Gebelsin? Po i ngelet xham ne shtepi atij pa ju thyer dhe bere cope? Per te mos thene qe ja heqin te gjitha privilegjet qe gezon dhe e peshtyjne ne fytyre. Ndaj Kaci eshte mall. Thuaj shyqyr qe nuk te theu kafken ore i uruar dhe thirri mendjes, se mos genjehesh e kthehesh perseri ketu…
    Vete une e kam zgjidhur problemin, mezi po pres qe ta zgjedhin Kryetar PD-je Kac Islamin. Ndoshta atehere nje takem si puna juaj do tu hapeshin syte per te pare qart, se sa demokrat dhe antikomunist eshte komunisti i devotshem Sali Berisha.

  5. orli says:

    Gjynah per ty qe e paske kuptuar kaq me vonese!ke patur salen sa per 200 komunista nga ata qe te merrnin gjak ne vetull por me pushtuesit e jo me shqiptaret si sala.

  6. O cekan te paska dale gjumi shume vone.
    rambo alia qe i i zgjuar, vuri saliun ne krye me gjithe sigurimsat dhe i tha mos jepni pronat ,mos i jepni asnje te drejte ishave se na mori lumi,po moren pushtetin ishet ne do shkojme ne gijotin dhe saliserbi e zbatoi me rreptesi dhe populli budalla e hengri dhe jep jeten per kete komunist kriminel.
    ja keshtu ka per te vuajtur nje popull qe nuk kupton ata qe ndrojne ngjyren per interesa personale,per te mbushur xhepat e familjes,per ata qe hiqen patriot dhe nga ana tjeter shkatrrojne dhe vjedhin vendin.
    me keq ja befshin ketij populli kur komuniste i mer per demokrat.

  7. EURO MALOKU says:

    -A DINI GJE KU DO TE NDERTOHET “BLLOKU PRESIDENCIAL”?
    Po ti Cekani ke nigjue gja per kete bllok?
    Ja ça do me thane shtet ligjor or taj…

  8. Fatosi-kosove says:

    O zoti Kujtim me vjen keq per ato vite qe paske kaluar si i burgosur siq thua politik po edhe me shume per gjithe ato vite shprese tek nje parti e tredhur nga komunizmi ne “demokratike” siq eshe PD,nje gje spo mund ta kuptoj se si ke mundur te varesh shpresat ne nje parti ku udhehiqet tash e 26 vite nga nje komunist i eger siq eshte sali berisha,pastaj z.Kujtim mos u trishto se kaqi eshte ne PD pasi pleshtat a e di ti ku jetojne?
    Nese nuk e din po ta them;
    pleshti jeton tek qeni.

  9. pjatalarsi says:

    Nuk e di pse po m’duket si muuuhabet koti kjo majtja e kokes gjithmon mbrapc!? Ndaj dhe nuk po e bejme dot kete ven ne, se nuk dime te shohim me shume perpara, por vetem mprapa!? Edhe vete vij nga shtrese e “te persekutuarve”, por do i thoja kujdo qe e do drejtesine, aty i ka gjykatat, le te shkoje e te ngreje padi kundra x-it dhe y-it, per shkelje te ligjishmerise se atehershme dhe shperdorim detyre. Drejtesi me inate dhe shfryrje kendezi nuk vjen kurre!

  10. aqif tahipi says:

    He mor palla te shqupit ,mos na u hiqni si gjoja te djathte se late nom.Te djathtet e vertete jane ata qe perfaqesojne shtresa te pasura dhe konservatore ne perendim ,nuk jane “te djathte ” qe kerkojne pension social edhe drita falas.

  11. CAMI VOGEL usa says:

    U acarruan shum nga nje Kujtim Cekani! Po sikur te ket sheshit shum e me shum kujtima? Ne SHqiperi do ket Demokraci e jo Social-Komunizem!
    Kujtimi ,une e shum te tjer bejme jeten Prrallore! Juve kini vojtur ,vuani, dhe do vuani se votoni ate Sistem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje