Majlinda Bregu: Nga shtatori do filloj të japë mësim (mediat spekulojnë se do tërhiqet nga politika)

21 Dhjetor 2016, 10:38Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu është shprehur sot se nga shtatori i vitit të ardhshëm mund të nisë të japë mësim në auditorë.

E ftuar në emisionin “Vila 24” në News 24, ajo tha se “në shtator mund të nis punë sërish në auditor?

Unë e kam dashuruar gjithë kohën punën me studentët.

Në momentin që mora vendimin për të vijuar full-time në televizion në atë kohë, në TVSH, i kisha të dyja propozimet dhe vendosa të punoja me kohë të plotë në fakultet”.

Pas kësaj deklarate, në media kanë filluar spekulimet se ajo mund të tërhiqet nga politika.

Kjo, duke qenë se Bregu është një nga kritiket më të ashpra të Lulzim Bashës dhe për këtë arsye, edhe mund të mos përfshihet në listat e deputetëve të legjislacionit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje