Vrasja e ambasadorit rus, Andrej Karlov, ishte një akt tragjik, por përveç ngushëllimeve të nevojshme, lind pyetja: cilat do të jenë pasojat e këtij krimi, shkruan gazeta kroate “Jutarnji list”.
Vrasësi, tani është mjaft e qartë, ishte i inkurajuar (vullnetarisht apo dikush i kishte dhënë nxitje për t’a bërë këtë) me krizën aktuale në Aleppo dhe vuajtjet e civilëve në pjesën lindore të qytetit, të cilët ishin nën ofanzivën e fortë në të cilën rolin kryesor e luanin forcat ruse nga ajri, por edhe nga toka thekson gazeta e Zagrebit, raporton Express.
Duhej pra, që Rusisë t’i bëhej e qartë, edhe simbolikisht – se nëse ashtu mund të trajtojë zhdukjen e jetës njerëzore, e ambasadori është sigurisht një simbol – që ka fituar armiq, thuhet në tekst, duke shtuar:
“Rezultati përfundimtar duket se do të jetë i ndryshëm nga ajo që është dashur të arrihej, për shkak se Turqia tani nuk ka zgjedhje tjetër, pos që të jetë më e hapur me Rusinë, por edhe të pajtohet me kompromise që vetëm para gjashtë muajsh ishin të paimagjinueshme”.
Siç thotë gazeta, dy autokratë të fuqishëm në dy vende të mëdha tani janë të lidhur më fort, duke theksuar se Vladimir Putin është në pozitën që mund të vë kushte dhe në këto rrethana nuk është e pakonceptueshme që Ankaraja të marrë frymë thellë, dhe madje të bie dakord për qëndrimin e Bashar al-Assad në Damask, dhe në këto rrethana të pranojë formimin e bashkëpunimit të fuqishëm rajonal trepalësh me Moskën dhe Teheranin.
Në të, Turqia do të ishte hallka më e dobët, por megjithatë do të kishte ndikim në përcaktimin e marrëdhënieve të ardhshme në rajon, kështu që ky është njëfarë suksesi në krahasim me mbështetjen e tanishme.
Sidomos në një situatë në Shtetet e Bashkuara, kur Barack Obama po i paketon valixhet e tij, dhe askush nuk e di se çfarë do të dale nga çanta e Donald Trump, ndërsa Evropa, për të cilën ky rajon duhet të jetë prioriteti i parë, është shumë e zënë me problemet e saj, por nuk është në gjendje që madje të shkaktojë kaos si ai në Libi, ka shtuar gazeta.
Plumbi shpesh ka ndryshuar historinë, një në Sarajevë, në Marsejë, në Dallas, por si rregull, jo për të mirë. Duhet me të vërtetë të shpresojmë se ky nuk do të jetë rasti i njëjtë me këta pesë plumba, përfundon teksti.
Problemi eshte se Erdogani u fut si lojtar i madh ne Siri,perkrahu edhe Isis-in me menyrat e veta,u fuste vete ne loje,edhe kur nuk e perfillte njeri,rrezoi edhe avionin rus per te treguar se jam edhe une qe duhet te pyetem,etj etj.Por koha tregoje se Turqia nuk ka kellqe sa Usa dhe Rusia.Erdoganit i genjeu mendja,por e pa veten shume keq,me embargon qe i beri Rusia,dhe tani Putini e terheq prej hunde.Deri dje,Turqia kishte si kusht te pa negociushem largimin e Basharit nga pushteti,tani e drodhi nga presioni Rusise.D.m.th, Turqia,po te jete e zgjuar,ti meshoj vendit,se nuk ka bythe me Usa dhe Rusine.Te llokocitet me katunaret e vet,te vazhdoje te rrise ekonomine,si me pare,dhe te mos beje pordhe kot.