Një çifti i ri britanik kishte shkuar në një fast-food “McDonald” në Carlisle për të ngrënë.
Por kur u erdhi fatura panë se ishin mbifaturuar me 2 paund.
Ata iu ankuan me të drejtë kasieres, por në vend që të shihte faturën ajo i ofendoi duke i quajtur “varfanjakë”.
Më tej ajo vijoi t’i fyente dhe të qeshte me ta.
“McDonald” nisi një hetim, por jo vetëm që nuk e ndëshkoi fajtoren, por tha se çifti po gënjente.