Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj do të mbahen mend gjatë si dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët votuan pro kërkesës së Partisë Demokratike për rrëzimin e ligjit të Vetingut, duke kundërshtuar opinionin e Komisionit të Venecias, organit më autoritar dhe kompetent në Evropë.
Mbetet të presim zbardhjen e vendimit se cilat janë argumentet ligjore të dy anëtarëve kundër ligjit të Vetingut dhe opinionit të Komisionit të Venecias, por nisur nga mënyra se si dy personazhet janë ngjitur në majat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, vendimmarrja e tyre nuk lë vend për befasi. Dy gjyqtarët janë promovuar nga Partia Demokratike.
Për karrierën e tyre ata i detyrohen pikërisht partisë që kërkoi rrëzimin e ligjit të Vetingut. Si Dizdari, ashtu edhe Imeraj, kanë qenë anëtar të Gjykatës së Lartë me bekimin e Partisë Demokratike, ndërsa në vitin 2013, Sali Berisha, pak para se të rrëzohej nga pushteti, i emëroi në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Shqiptarja.com.
Po ashtu, emërimi i tyre në Gjykatën e Lartë është mundësuar pas rikthimit të Sali Berishës në pushtet, në vitin 2015. Deri në vitin 2006, Gani Dizdari, një prurje klasike e Berishës, punonte avokat. Gjithashtu, edhe Besnik Imeraj, është emëruar në Gjykatën e Lartë pas rikthimit të Berishës në pushtet. Madje, Besnik Imeraj ka lënë gjurmë edhe në mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës me procedurë, për vjedhjen e 230 milionë eurove me Rrugën Durrës-Kukës.
Pasuria
Më shumë se sa për të mbrojtur pasuritë e tyre, Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj duket se kanë votuar kundër ligjit të Vetingut si detyrim ndaj Partisë Demokratike.
Referuar deklaratave të pasurive, dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, rezultojnë me pasuri normale. Konkretisht, Gani Dizdari, për vitin që lamë pas, ka deklaruar të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë. Po ashtu, ai ka deklaruar 401,604 lekë të ardhura nga paga e vajzës Anisa Dizdari si notere tek Dhoma e Noterisë Tiranë si dhe 1,415,000 lekë para të bashkëjetueses Shefkie Kortoci, të krijuara nga paga nga viti 1997.
Ndërkaq, Besnik Imeraj deklaron një kredi për blerje banese, 707,123 lekë gjendje në llogarinë e pagës, 399,460 lekë gjendje në llogari dhe 1,180,033 lekë depozitë në emër të vajzës. Po ashtu, Imeraj deklaron 1,874,538 lekë të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese si dhe 1,261,752 lekë të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari.
Dyshimet
Ka pasur dyshime të forta se edhe dy anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, do të votonin pro rrëzimit të ligjit, por presioni i madh ndërkombëtar duket se ka përmbysur raportet në favor të ligjit të Vetingut.
Me hyrjen në fuqi të vendimit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të jenë njerëzit e parë të Vetingut, të cilët do t’i nënshtrohen skanerit të trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.
Karriera e Gani Dizdarit
Gani Dizdari lindi më 30.04.1949, në Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1972.
Ka punuar si Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën 1973-1982, dhe si Prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor, në vitet 1982-1989.
Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e Zëvendës-Prokurorit të Përgjithshëm. Ka ushtruar profesionin e avokatisë në vitet 1999-2006, si anëtar i Dhomës së Avokatëve Tiranë.
Në vitet 2006-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë (nga qershori 2007 dhe Kryetar i Kolegjit Penal të kësaj gjykate). Në muajin prill të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Karriera e Besnik Imerajt
Besnik Imeraj lindi më 6.12.1954, në Tiranë. U diplomua për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë.
Në vitet 1991-1997 ka qenë jurist pranë shoqërisë tregtare “Trans-Albania”, si dhe ka ushtruar profesionin e avokatit.
Gjatë periudhës janar 1998 -mars 2005 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe, në vitet 2000-2006, ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Nga viti 2000 e në vazhdim është pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës. Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Në muajin prill të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Pasuria
-Besnik Imeraj, anëtar i Kushtetuese, pasuria
Kredi në bankë për blerje banese, detyrimi 2,116,816 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës, 707,123 lekë.
Gjendje në llogari, 399,460 lekë.
Depozitë në emër të vajzës, 1,180,033 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari, 1,261,752 lekë.
-Gani Dizdari, anëtar i Kushtetueses, pasuria
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Vajza, Anisa Dizdari, të ardhura si notere Dhoma e Noterisë Tiranë, 401,604 lekë.
Bashkëjetuesja Shefkie Kortoci, pasuri të krijuara nga paga nga viti 1997, 1,415,000 lekë.
Po pse vetëm pasuria që kanë në emër të tyre do verifikohet mo.
Po qe kështu do tu rruani t…..me gjith vetingun që miratuat.
Ooooooooo nuk i kanë më emër të tyre ore.
Gani Dizdari nje kafshe nje jurist i paafte, nje militant frikacak i pd se ushtar dhe i shitur tek Sali berisha e pd ja, ne te njeten kohe dhe Besnik Imeraj nje i Super korruptuar nje i shitur tek pd ja. Ja keta jane dy gjyqtaret me ta paafte dhe korruptuar qe ka sistemei i drejtesise ne Shqiperi.
Ky ne photography duket si pedophile
E ala te kerkoni ku i kan fsher leket e pasurit e tjera se luksi vetem me ato qe deklaronl nuk del
Te verifikohet pasuria e Edvin Rames.
–
Kush ka kundershtim nga ju kamunista sunite te djallit nuk kerkon reforme por vetem hakmarrje shtazazarake qe gjendet ne gen te nje shqipfolesi.
BESNIK YMERAJ NESNIK NE KOHEN E ENVERIT( DREJTOR I HETUESIS SE PERGJ. DHE DJALI I PILOTIT TE HOXHES ) BESNIK EDHE ME SALIUN SAHANLEPIRES NE TE GJITHA RREGJIMET….!!!!!!!
Hahahahahahaha
Gani Dizdari eshte nje nga fytyrat me te poshtra te kohes berishiane.Kryemaskara dhe sherbetor i zellshem i padronit.
Qindra ceshtje te kaluara ne doren e tij dhe te masakruara ligjerisht,sepse nuk eshte bazuar mbi ligjin,por mbi urdhrat dhe fitimin.
Kryeipasur,por i ka ne te trete.
Shume shpejt do te dalin se ku i ka investuar fitimet e mashtrimeve.
Sa me shpejte te pastrohen keta plehra servile dhe hajdute,aq me mire do te jete per vendin.
po tre shtepite e besnik imerit njera ke Nobis dhe tjetra ke pallatet e tid, rruga Ymer kurti shkalla e trete, dhe nje tjeter tek rruga e durresit pse nuk i ka deklaruar Besniku? po shtepine ne durres ne plazh? thuaj ti deklaroj verifikoheni dhe dalin te verteta.
Harruat te nxirrni per Besnik Ymeraj me kryesoren si hetues i MB xhelat ne Shkoder sapo kish mbaruar fakultetin i biri i Babace Faikut (kane 2 mbiemra) pjese e nomenlatures se byrose politike lidhur ngushte me te gjitha ato familje. U tregua i zellshem ne luften e klasave ne menyre te ashper ne Shkoder duke persekutuar me dhjetra shkodrane. Kjo eshte kariera kryesore e Besnik Ymerajt qe e fsheh dhe redaksia nuk ka investiguar si duhet. Kjo te tregon se c’fare njerez ka patur rrotull Sali Berisha dhe sa boshe kane qene dhe jane parullat e tij antikomuniste.
Ky imeraj, qe eshte dhe playboys i famshem, ka dhe dashnore………..HaHaHa….goce te re te aluizni….i ka ble shpi pale… rraca e mutit qe vetem njerez s do behen kurre…
Ganiu, bashkjetuesja Shefkia, Tari, Hajdari…. dru me pre.
Aaah medet, kush e ka ne dore popullin.
Ca n’a bone o Enver Hoxha, pse nuk ishe i pavdekshem!!!!
e hengren dhe keta
Perse pasurine e ketyre ? Po ato tjeret si jane ?