Ilir Meta: Tani të nisë zbatimi i Vetting-ut

22 Dhjetor 2016, 19:46Politika TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta ka thënë se tani duhet të nisë sa më shpejt, zbatimi i ligjit të Vetting-ut.

“Kreu i Kuvendit z. Ilir Meta, përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit të Vettingut.

Ky ligj është me shumë rëndësi për fazat e mëtejshme të integrimit europian të vendit si dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Me qëllim ecjen më shpejt të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, si dhe për garantimin e zbatimit të reformës në drejtësi, kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë aktorët dhe faktorët në vend, për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre, për zbatimin e këtij ligji.

Gjithashtu kryetari i Kuvendit përshëndet angazhimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe këtij ligji në veçanti.

Kryetari i Kuvendit, rithekson rëndësinë e zbatimit pa vonesë të këtij ligji, si një domosdoshmëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, që do t’i përgjigjet cilësisht edhe nevojës që ka shoqëria shqiptare për një drejtësi funksionale dhe efiçente”, tha Meta.

1 komente në “Ilir Meta: Tani të nisë zbatimi i Vetting-ut”

  1. Bomba says:

    Vetingubte nise me Floririne Krrabes e te daletek 5 ceqet me $60,000.00 sejcila te Cezit qe jane thyer ne bange nga Ilir Mafiozi,Po nuk filloj ketu me mire te mos filloj hic fare.Problemi me I madh I shqiperise dhe I shqiptarve eshte Mafiozi Ilir Skrapalliu,Pa ndeshkuar kete nuk do te ket drejtesi dhe vetingu do te jet nje shaka e tharte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje