Rama: Parlamenti si pornografi, të transmetohet me pullë të kuqe

23 Dhjetor 2016, 12:15Politika TEMA

Kryeministri i vendit, Edi Rama është një nga protagonistët kryesore i të enjteve në parlament, por me sa duket për të, vendi ku vendosen ligjen, është i ngjashëm me një film porno, raporton Opinion. Gjatë asamblesë së PS që po zhvillohet sot në Tiranë ai u shpreh se televizionet duhet ta transmetojnë parlamentin me pull të kuqe (+18).

“Parlamenti është një pornografi, është një turp i pashoq që s’duhet parë nga fëmijët dhe adoleshentët. Të transmetohet me shenjën +18 në TV. Është një kriminalizim i përditshëm deri në skutën më të errët, i një helmi katastrofik. Një maskaradë që zhvillohet çdo ditë që turpëron parlamentin. Shoh një përpjekje të përbindshme për ti bërë të gjithë njësoj. Kjo e keqe ka një emër: Eshtë Sali Berisha me çetën e tij që kontaminon mjedisin”, tha kryeministri.

1 komente në “Rama: Parlamenti si pornografi, të transmetohet me pullë të kuqe”

  1. Faro says:

    E DOMOSDOSJME!
    Parlament qe po edukon masivisht kriminele, mashtrues, ulurites, armiq – ne vend te njerezve te civilizuar paqesore, qe skuqen kur genjejne, qe rezpektojne te tjeret, atdhetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje