DEBATI/ Prokurorja: Do të ndiqesh penalisht për trafik njerëzish? Shkëlqim Selami: Ia fut kot

23 Dhjetor 2016, 10:50Politika TEMA

Prokuroria thotë senuk do të mjaftohet vetëm me heqjen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri, si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Sipas Prokurorisë, ata do të ndiqen penalisht nën akuzën për falsifikim të dokumentave zyrtarë, siç parashikon ligji i dekriminalizimit dhe Kodi Penal.

Rovena Gashi, drejtuese e strukturës për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme ka pohuar se për Roshin e Selamin do të nisë ndjekja penale.

Ajo ndërhyri në lidhje telefonike në emisionin Opinion duke bërë sqarimet për të dy rastet. Kështu do të ndodhë edhe për deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri.

Gashi: Në bazë të ligjit për dekriminalizmin, të votuar nga deputeti aty dhe 139 të tjerë, Prokurori i Përgjithshëm, ka nisur verifikimin për zyrtarë të lartë. Procedura për zotërinë (Shkëlqim Selamin) ka nisur pasi ka patur indicie për precedentë në Itali.

Fevziu: Për çfarë akuzohej?

Gashi: Për trafik të qenieve njerëzore

Selami nën zë: Ia fut kot

Fevziu: A ka marrë pafajësi?

Gashi: Jo nuk ka marrë pafajësi, por i është parashkruar ekzekutimi dhe ndjekja penale, pasi ka kaluar një periudhë e gjatë dhe autoritet italiane s’kanë patur më interes.

Selami nën zë: Ky është skandal

Fevziu: Ka raste të tjera, zyrtarë që i kap ligji i dekriminalizmit?

Gashi: Po ka edhe raste të tjera të zyrtarëve të lartë që janë në proces verifikimi nga ana jonë. Janë zyrtarë të lartë, mes tyre dhe deputetë

Fevziu: Çfarë ndodh me deputetët, si është procedura?

Gashi: Prokuroria bën verifikimet dhe në bazë të ligjit i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit. Ky është procesi administrativ, më pas do të nisë edhe ndjekja penale për ta.

Vezaj: Po për Rroshin a kanë ardhur materialet nga Italia?

Gashi: Autoritet italiane nuk kanë sjell ende leter-porosi, por ne kemi informacionet për përfshirje në aktivite kriminale kaq mjafton për të zbatuar pjesën adiministrative (shkarkimi). Ndërsa procedimi penal do të nisë në një kohë tjetër.

9 komente në “DEBATI/ Prokurorja: Do të ndiqesh penalisht për trafik njerëzish? Shkëlqim Selami: Ia fut kot”

  1. Hasani says:

    dhe ta mendosh qe nje ordiner si ky Selami…ka miratuar ligjet me te cilat duhet te qeverisim jeten tone….e tmerrshme…

    1. Arben says:

      MJAFTON TE KUJTOSH SE DISA MIJERA VLONJATE KANE VOTUAR PER KETE SELAMIN DHE TE IKEN DHIMBJA E KOKES.

      LE PASTAJ QE MBI 200,000 SHQIPETARE QE KANE VOTUAR BANDEN KRIMINALE LSI, POR TE KUJTOSH KETE BEHESH QIQER FARE.

  2. keta says:

    Shkelqim Selami eshte nje ordiner qe ka bere trafik klandestinesh sa eshte kenaqur. Nje injorant qe I mori leket Ilir Meta per ta bere deputet pastaj I futi berrylin. Ky ordiner njihet nga gjithe Vlora per skafet qe punonte dhe njerezit qe ka rrjepur per ti cuar ne Itali. Mos I gezofshi ato leket e gjakut te njerezve o qelbesira!!!!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Per ju trafikantet me kostum deputeti kot ja fusin te gjithe.. Gjej shesh, bej pershesh.. Merr denim te shkurtuar se eshte moda ne Albanistan dhe gezo ato parat e kohes kur ishe gangster, heh te keqen vellai..

  4. Keta says:

    Selamin njihet mire ne vlore cfare llumi eshte. Mashtrues ordiner, hajdut ikonash, trafikant njerezish dhe droge. E bukura qe kur e pyeste Fevziu je marre me skafe dhe selami (sallami) pergjigjej jo.

  5. mirel says:

    Skandal eshte qe ti dhe qindra bandite si puna jote kane qeverisur dhe vazhdojne te qeverisin.
    Skandal eshte dhe do jete te mos perfundoni ne burg
    Skafist, kontrabandist, kriminel ordiner si shumica juaj qe keni marre fatet e kombit ne dore.
    Plera

  6. ZZZZZ............. says:

    PO PSE SALIU NUK KA QENE GANGSTER KU I GJETI PARATE AI,E BIJA MEDIU, LULI QE SHISTE DROGE NE ZVICER KUR ISHTE CER,DUKAT, ETJ…ETJ…QE JANE PASURUAR TANI PO NUK I JUSTIFIKUAN PARAT DUHET TE KONFISKOHEN TE PAKTEN…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. i-i says:

    Boll gam gam, po filloni arrestimet dhe i kaloni ne site te gjithe kokemedhenjte e barkemedhenjte e parlamentit .
    Populli do prova jo llafe.

  8. Myzeqari ne greqi says:

    Me pelqen qo Rovena mua. E fijuar eshte qo se da mar nuse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje