Kryeministri Edi Rama i kujtuar opozitës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha se si qëndronin në dreka e darka në lokalet më të shtrenjta me kriminelët, kupola e policisë së shtetit gjatë qeverisjes së PD, në vend që t’u vinin prangat.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, Rama u ndal edhe te akuzat që i vijnë qeverisë edhe për arrestimin e Klement Balilit.
“Unë nuk lejoj të goditet policia dhe ministri i Brendshëm për arrestimin e Klement Balilin.
Unë këtë e refuzoj dhe nuk pranoj të më japin leksione. Kjo nuk është një luftë e lehtë, kjo nuk është një luftë që përkthehet gabim, siç përkthehen komisionet e Venecias. Kjo nuk është një luftë që bëhet duke mbajtur fjalime balte në Kuvend.
Klement Balili është në kërkim siç janë në kërkim sot bosat e narkotrafikut edhe në Amerikë, Itali dhe gjithë botën.
Ndryshimi është i madh sepse deri dje do ishte duke ngrënë mish qengji dhe duke dëgjuar çiftelinë me shefat e policisë”, tha Rama.
SAKTE!
po si nuk te vjen turp dhe del e mbron sajmirin per kete gje.
mund te ishte arrestuar para 7 muajsh, po e marrim te mireqene qe nuk ishte perkthyer urdhri i arrestit akoma, pse dreqin nuk e kishte nen survejim policia kete??
ketej dalin e na kapin 40 veta me 5 gram kokaine e dalin e bejne show, kurse per kete qe kishte 7 muaj qe flitej per tonelata, spaska pasur policia aq njerez ne dispozicion qe ta mbanin ne mbikqyrje?
Mjaft me gjykme hipotetike.Do ishte…do ishte…do ishte…Mos bej lodra fjalesh.Kape po qe i zoti
Kurse tani ha ngjala tek gjiri i lalezit atje ku i hengre dhe ti o specie e neveritshme.
Ate qe hengri mish qengji duke degjuar ciftelite e sajdise dhe e percolle me te gjitha nderimet ne
drejtim te paditur.
Kete tjetrin e le plot 7 muaj me shiju dasmat dhe
muziken tallava
BOLL SE NA E SHPIFE