Gjatë festave të fundvitit, periudhë kur shumica e qytetarëve blejnë dhurata, mbushin shtëpinë me ushqime, apo edhe i vënë kyçin për të udhëtuar jashtë shtetit, janë mundësitë më të mëdha për të rënë pre e grabitësve.
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka shpërndarë disa këshilla për shqiptarët, se si duhet të tregohen vetë të kujdesshëm përpara se të telefonojnë policinë. Janë disa këshilla të thjeshta, se si të mos i biesh në sy grabitësve, ose si ti frikësosh ata duke vënë tabelë sikur shtëpia ruhet nga një qen i rrezikshëm, edhe në rast se ju nuk e keni një të tillë. Lënia e dritave të banesës ndezur dhe televizori me zë të lartë është një ‘’rreng’ për grabitësit në rast se pronarët e shtëpisë ndodhen jashtë vendit për festa.
Fqinjët mund t’ju ndihmojnë gjithashtu, duke parkuar makinën e tyre pranë shtëpisë tuaj nëse ju nuk ndodheni në Shqipëri. Mos ekspozimi i dhuratave të shtrenjta, kujdesi me nxjerrjen e parave nga portofoli, apo edhe parkimi në vende të ndriçuara dhe mos lëvizja në rrugica me errësirë, janë disa nga këshillat që ministri jep përmes disa fotove, se si shqiptarët duhet të tregohen të kujdesshëm.
Një gabim që e bëjnë të gjithë: Mos lini çelësin e shtëpisë poshtë vazos së luleve! Ministri bën apel gjithashtu që qytetarët të kenë kujdes nga grabitësit e kamufluar si shitës ambulantë që trokasin në derë. Një tjetër këshillë e dhënë prej tij lidhet me postimet në rrjetet sociale. Ministri apelon që të mos bëhen postime me foto dhe statuse nga vende të largëta, pasi kjo bën që grabitësit t’ju shohin si ‘prenë’ e tyre.
Më poshtë janë të gjitha këshillat e ministrit për qytetarët:
Keshilla 23 :
Konstatoni se ju kane vjedhur !
Mos harxhoni kohe me Policine e Shtetit Shqiptar!
Filloni pa vonese “tratativtat” me te fortin e lagjes!
Sajmir Tahiri, ky minister drogaxhi, hajdut dhe skizofren si shefi i tij! Policise se Shtetit i kam bere mutin ne kohe me kohe, sepse nuk te vlen per asgje, vetem te vjele parate e trafikanteve, banditeve, drogaxhinjve, krimineleve dhe tere maskzarenjve per te mbushur xhepat e tyre.