Një video e publikuar nga policia italiane tregon se si grabitësit klonojnë kartat bankare gjatë përdorimit të bankomateve.
Mbi portën ku vendoset karta në bankomat, mbivendoset një tjetër, false, por thuajse identike me të, e pajisur edhe me një mikroqark për kopjimin e të dhënave nga karta.
Pasi përdoruesi tërheq para nga bankomati, një prej grabitësve afrohet për të hequr portën false.
Gjashtë persona janë arrestuar gjatë operacionit “Krishtlindje të Sigurta,” por ajo që është më e rëndësishme, është të tregoni vërtet kujdes gjatë përdorimit të bankomateve, veçanërisht në
periudhën e festave, kur edhe vëmendja e përdoruesve është më e ulët.