Një ndër këngëtarët më të famshëm të dekadave të fundit, George Michael ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire.
Lajmi është bërë publik nga publicisti i tij.
“Me pikëllim të madh kinfirmoj se, vëllai, miku George, vdiq paqësisht në shtëpinë e tij gjatë Krishtlindjeve”.
Legjenda George Michael, i cili e nisi karrierën ë tij në vitet 1980, ka arritur të shesë më shumë se 100 milionë albume.
Sipas menaxherit të tij, Michael Lippman, George Michael ndërroi jetë si pasojë e problemeve me zemrën.