Petrit Vasili: Të ngrihet me urgjencë komisioni qeveritar për Zharrëzin

27 Dhjetor 2016, 17:49Sociale TEMA
Petrit Vasili: Të ngrihet me urgjencë komisioni qeveritar për

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili kërkon ngritjen me urgjencë të komisionit qeveritar për situatën e krijuar në njësinë administrative të Zharrëzës në qarkun e Fierit.

Në një prononcim për mediat, z. Vasili thekson se situata e grevistëve të Zharrës është e rëndë dhe duhet të fillojë ndërhyrja.

“Koha nuk pret për zgjidhjen e kësaj çështje. Duhet të ngrihet me urgjencë komisioni qeveritar për situatën e krijuar në Zharrëz në mënyrë që të fillojë ndërhyrja emergjente. Gjendja e grevistëve të urisë është e rëndë dhe letra e deputetëve shpreh shqetësimet e komunitetit”,- theksoi z. Vasili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje