Video e çmendur e festave, norvegjezi lahet në ujërat e liqenit të ngrirë

27 Dhjetor 2016, 17:56Sociale TEMA

Çfarë ndodh kur bën bashkë një norvegjez, një liqen të ngrirë dhe… shumë vodka?

Tor Eckhoff është i njohur për videot e tij të çmendura, të publikuara në Youtube. Shpesh, ato përfshijnë thuajse të njëjtët elementë: Vodka dhe larje në ujërat e akullta të liqeneve të ngrira norvegjeze.

Por, këto festa 51-vjeçari duket se ka kaluar në një nivel krejt tjetër.

Ai shfaqet gjysmë i zhveshur, duke pirë një shishe vodka, ndërsa bën patinazh mbi sipërfaqen e hollë të akullit të një liqeni të ngrirë. Pak çaste më pas, ai ka në duar një sharrë elektrike, me të cilën nis të presë sipërfaqen e akullit.

Eckhoff më pas zhytet në ujërat e akullta, ndërsa video mbyllet me muzgun që bie, ndërsa shishja e vodkës është mbuluar me zbukurimet e një peme Krishtlindjesh.

1 komente në “Video e çmendur e festave, norvegjezi lahet në ujërat e liqenit të ngrirë”

  1. kallamani says:

    s osht gjo fare
    un lahem dit per dit gjat gjith vitit ketu ne detin e skocis dhe s kom ftoft
    futem n uj edhe kur bje bor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje