Kjo video është kthyer virale.
Andreë Woodward, nga Georgia e SHBA-ve, është gëzuar kur hapi pakon pranë pemës së Krishtlindjeve, pasi aty ndodhej dhurata e ëndërruar.
Por, ai është sulmuar egërsisht nga macja.
Në video duken momentet e sulmit, ndërsa në foto pasqyrohen pasojat e çjerrjes.
Vetëm në faqen e Facebook-ut, kjo video është parë 550 mijë herë dhe ka 170 mijë njerëz që e pëlqejnë, kurse në internet ajo është parë 50 milionë herë brenda 22 orëve.