Qellohet me granata ambasada ruse ne Damask

28 Dhjetor 2016, 18:11Bota TEMA

Ambasada ruse në kryeqytetin sirian, Damask, është qelluar dy here me granata  gjatë ditës së sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse, duke e quajtur sulmin një provokim që synon pengimin e marrëveshjes së paqes në vend.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Rusisë një predhë ka goditur oborrin e brendshëm të ambasadës, ndërsa granata e dytë është hedhur pranë misionit dimplomatik.

Ende nuk ka informancione nëse ka të lënduar dhe cilat janë dëmet materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje