Një video tronditëse, e cila tregon momentin kur disa të rinj rusë shtypin një ari me kamionin e tyre, është kthyer në virale në rrjetet sociale.
Pamjet janë filmuar në rajonin Yakutia të Siberisë dhe tregojnë se si ata kalojnë disa herë me kamion mbi trupin e ariut të ngecur në dëborë, ndërsa qeshin dhe duket se ndiejnë kënaqësi nga kjo.
Por, video nuk është pritur aspak mirë nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët kanë shtuar se ariu nuk përbënte rrezik për ta, por edhe nëse ka qenë e kundërta, nuk ishte e nevojshme që kafsha të torturohej.
Ndosh shpesh që, gjatë dimrit, disa arinj të mos kenë rënë ende në gjumë dhe për shkak të urisë, dalin në kërkim të ushqimit.
Po ashtu, për banorët vendas të kësaj zone, arinjtë konsiderohen si kafshë të shenjta dhe ata kërkojnë që të rinjtë të ndëshkohen.
Kjo rracë e poshter tregohet edhe me e pashpirt me njerëzit jo me më ariun.
“pamje tronditese” “thellesisht te prekur””
keto jane furca mediatike amerikane qe vrasin njerez ne tere boten e gjoja u vjen keq per arinjte, qente, zogjte mizat. homoseksualet, etj