Uashingtoni do hakmerret ndaj Moskës për sulmet ndaj zgjedhjeve amerikane

29 Dhjetor 2016, 10:16Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara do të vendosin masa të reja kundër Rusisë, pasi e akuzon atë për sulme kibernetike ndaj postës elektronike të Partisë Demokratike amerikane gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, në përpjekje për të ndihmuar Donald Trump.

Masat mund të përfshijnë sanksione të reja ekonomike, padi penale ndaj hakerëve rusë, ndalime ndaj diplomatëve ruse, si dhe zbulimin e informacioneve të sikletshme për zyrtarët rusë, raporton Reuters, The Washington Post dhe media të tjera amerikane.

Zyrtarët thonë se këto masa të reja nuk do të tejkalojnë përmasat e sulmeve sulmet kibernetike ruse, me qëllim që të mos shpërthejë konflikti kibernetik.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat se ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, gjithashtu ka thënë se ka dyshime në informacionin se Rusia ka ndërhyrë, megjithëse në komunitetin e inteligjencës ekziston konsensusi se Moska në fakt ka ndërhyrë.

Presidenti Barack Obama i ka thënë Radios Publike amerikane së fundi se “ne duhet dhe do të ndërmarrim masa” kundër Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e pyetur për masat hakmarrëse amerikane ka thënë mbrëmë se Rusia do t’i përgjigjet çfarëdo mase të Shtëpisë së Bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje