Këto foto janë shkrepur mbrëmë në Hotel Pierre në Nju Jork.
Organizohej “Ballo e Debutantëve” për të 62-tin vit radhazi.
Vajzat dhe djemtë e rinj të elitave të shoqërisë mblidhen për të festuar e kërcyer bashkë.
Aty njihen me burrat e ardhshëm, miq të rinj apo ortakë biznesi.
Por sa mahnitës mund të duket, po aq qesharak është ky event.
‘Elitat’ duket sikur përpiqen të ruajnë traditia të shekujve të kaluar, ku lejohej të martoheshe me njerëz të së njëjtës sërë.
Një festë pak hipokrite, diskriminuese, por edhe qesharake njëkohësisht.