Çdo ditë jam i detyruar që, për të shmangur smogun, për të shmangur shtrëngimin ala xha Sulo në autobuz, të marr makinën ekologjike e të vogël për të shkuar në punë. Kapërcimi i Lanës ka qenë problemi më i madh për mua këto 13 vite që jetoj në “Komunën e Parisit”. Kam ëndërruar që edhe ky problem do të zgjidhet, por çfarë ndodhi?
Ajo që ngjau këtë vit më kujtoi atë historinë kur një punëtor kërkoi të merrte një dhomë zgjerim në kohën e Enverit. I thanë se jo vetëm që nuk kemi mundësi, por kemi një problem të madh, të strehojmë një lopë të kooperativës, një dele dhe një qen. Jemi të shtrënguar që t’ju kërkojmë t’i merrni për disa kohë në shtëpi. Punëtori pa qamet dhe u detyrua t’i marrë në shtëpi pasi kështu e kërkonte koha! Pas disa muajsh ai bëri lutje, që, kësaj radhe, komiteti ekzekutiv të vinte dorën në zemër dhe të hiqte të paktën qenin sepse lehte shumë. Pas disa përpjekjesh ai fitoi dhe qenin ia hoqën nga shtëpia. Duke parë zemërgjerësinë e komitetit, ai iu drejtua me një lutje të dytë për t’i marrë edhe delen. Më në fund, edhe kjo kërkesë iu plotësua dhe në shtëpi i mbeti vetëm lopa. Kishte frikë që po të bënte lutje për lopën do të dukej sikur kërkonte shumë nga kjo botë, prandaj për një kohë të caktuar nuk u ndje i gjallë në komitet. Një shok i punës e bindi që të mos ketë frikë se komiteti është aty për popullin. Me frikë të madhe në zemër ai iu drejtua komitetit me një lutje për lopën. Përgjigjia vonoi shumë dhe punëtori mallkoi ditën që e bëri. Por ja erdhi një ditë fatlume dhe korrieri i komiteti i solli lajmin e gëzuar që kishin ardhur t’i merrnin lopën. Ky ishte çasti më i lumtur i jetës së tij dhe ai vendosi të blinte bukë pesëdhjetëshe pas shumë kohësh që blinte vetëm dyzetëshe të zezë. Po kështu, bleu djathë dhe fiq, këto të fundit tek Pazari i Ri, sepse aty vinin fshatarët e Tiranës që shisnin fiq me kaçile. Me këto miradina ai vendosi pra të ftonte të gjithë të dashurit për të festuar lirinë që i dha komiteti ekzekutiv.
Unë, si dhe shumë e shumë qytetarë të Tiranës, jo vetëm që nuk na u zgjidh halli i lumit të Lanës, por na u shtua halli i qendrës së qytetit. Në rast se më parë më duheshin njëzet minuta të mira për të mbërritur tek Fakulteti i Shkencave, tani më duhen dyzet të tilla së bashku me bashkëqytetarë aspak miqësorë të xhunglës së trafikut, të cilët, të nervozuar kërkojnë të parakalojnë dhe të bllokojnë çdo mjet tjetër si për të shfryrë dufin për mallkimin që i zuri.
Për t’i vënë kapak kësaj odiseje, lexoj se është shpallur teoria “Tirana 2030” dhe renda si ai punëtori që rendte drejt dyerve të komitetit, në këtë rast në derën online, për të parë më në fund se parajsa erdhi përmbi tokën e Tiranës! Prisja të paktën që projekti italian i bulevardit të madh të qendronte i paprekur duke lidhur me tunel të shkurtër dy anët e bllokuara të bulevardit prej minsitrive deri tek ish-kafe Peza. Nuk po ëndërroja të shihja në plan një metro, id est, një rrjet nëntokësor shinash kalibri të vogël ose të madh, por, përsëri si ai i punëtori, pashë disa foto me tramvajë mbi bulevardin e madh. Më keq akoma, pashë dhe dëgjova pretendimin se do ruhej arkitektuara e Tiranës, kur po shoh shkatërrimin e saj përpara syve të mi.
I lindur në rrugën Brigada VIII, kam shijuar në lagje që prej lojës mbrapa pallatit, dërgimin e tavës tek Kiku si dhe fushën e sportit pranë shkollave “11 Janari” dhe “Emin Duraku”. Kur u rritëm, gjithë frymëzimi, se edhe ne shqiptarët i përkisnim Evropës, vinte jo prej atyre që lexonim në libra, por prej atyre kolonave ku ishte projektuar një interes evropian për këtë vend. Çfarë interesi! Sot sheshi Nënë Tereza bllokohet rregullisht për një kohë shumë të gjatë dhe mbyt arkitekturën që frymëzon, mbyt artin, mbyt kulturën. Ai shesh duhet të jetë i lirë, maksimumi mund të bllokohet për një natë, për koncerte falas për rininë.
Përfudmisht, bulevardi i Tiranës është mallkuar prej dikujt, por nuk dihet se cili është mallkuesi! Në fillim, u ndërtua pallati i Kongreseve dhe Piramida. Tani u prish stadiumi, pjesë e arkiteturës integrale të bulevardit. Përse nuk mund të ndërtohej stadiumi jashtë Tiranës? Përse nuk mund të gjendej një zgjidhje që ruante të paktën pjesën e dukshme të sheshit jashtë stadiumit? Përse duhej prishur koncepti i parkut të ministrive? Përse, të paktën, të mos ndërtohej një tunel, në rast se duhet t’i “kthejmë” sheshin qytetarëve?
Flitet për liri të qytetarëve dhe dhunohet liria e transportit individual. Një i njohur i imi i viteve 1980, i cili vesh pantallona me mansheta, më thotë se kështu e bën Evropa! Cila Evropë i thashë se kam jetuar 10 vjet në Zyrih dhe 2 vite në Edinburg. Gjermaninë e pedonaleve e njoh mirë, si dhe arkitekturën e qyteteve Evropiane. Për çdo projekt në dobi të këmbësorëve ka patur gjithnjë një zgjidhje paraprake që respekton transportin individual. Në metropole ke mundësinë e udhëtimit nën tokë dhe në përgjithësi të transportit publik. Në Zyrih, transporti publik është shumë herë më i shpejtë se transporti individual. Në Tiranë, i thashë, nuk po kërkoj Zyrihun. Thjesht, kërkoj të mos ushtrohet dhunë sepse po detyrohen qytetarët të përdorin atë transport që nuk ekziston, të ashtuquajturin publik, e që nuk është asnjëherë konkurrues me transportin individual. Mbyllja e qendrës ka bllokuar njëlloj si autobuzët, po ashtu edhe mjetet e tjera. Mbi të gjitha bllokimi duhet të bëhej vetëm pasi të ishte zgjidhur më parë komunikimi i shpejtë në dy anët e bulevardit. Sidoqoftë, vazhdova bisedën, më jep një alternativë më të shpejtë dhe jam i gatshëm ta përdor. Jam gati të shkoj në këmbë ose me biçikletë, por smogu i thithur është i papërballueshëm. Jo më thotë i njohuri, liria individuale duhet t’i nënshtrohet asaj kolektive! Bravo, i thashë i mërzitur me përgjigjen dhe i tregova historinë e atij punëtorit dhe komitetit ekzekutiv. Qeshi hidhur, por u pa menjëherë se ishte i lumtur teksa më shihte të pashpresë. Ndërsa mua mu duk vetja si në mesin e viteve 1980 kur bisedonim me shokët tek kolonat për Tiranën e lirë prej mentalitetit bllokues e pengues në emër të kolektivit.
Ky buzequmesht,qe e mban veten per gazetar,nuk eshte vecse ne mashtrues ordiner!
Ti nuk ke turp qe mashtroon lexuesiot e moshes se re me ate perrallen e ndyre e te pavertete qe nuk mund te kete ndodhur jo me ne Shqiperi,por ne asnje vend te botes,ku shteti te urdheroje qytetaret qe te strehojne bagetite ne shtepite e tyre!
E kuptoj qe ti je pjelle e ndonje familjeje te persekutuar si bashkepuntore me pushtuesit ose spiune e diversante qe donin rreziomin e pushtetrit popullor,por per hir te imazhit fallco te kapitalizmit,mundohu te mashtrosh me shembuj me bindes e jo kaq trashe!
Se ti mund te thuash se atehere partia te urdheronte qe grate te lindnin me ligj nga mbi 10 femije,nga keta 7 djem(se duheshin per ushtare) ndersa te tjeret vajzat pa kufizim!
Ja kjo do pranohej me kollaj nga rinia se do sherbente edhe si gallate!
Te hengert mortja per trute qe ke!
Harram rrogen qe ta jep Mero Bazja!
Nuk besoj se do ta censuroni komentin,ndryshe do vertetoni se nuk jeni gazete pluraliste e pavarur!
Mer unazen mer pall trapi, gjithe kete paçavure se nuk shkoke dot nga Komuna Parisit te Shkencat, se do ti biesh nga kali Skenderbeut.
O Boro po car shkruan ti keshtu more.Po gazetq Dita a ka redktore?
Shkrimi ngreh nje problem shqetesues per qytetaret,por perzjerja me politiken,per te treguar sa “demokrat” eshte, ti sjell zorret tek goja !
Aroganca e Ministrit te LSI per te vendosur per autobuzet,duke perjashtuar alternativat e tjera,nuk eshte normale dhe aq me teper afatgjate!
Po punohet intensivisht,per ngritjen e terminaleve te autobuzve,mire behet !
Po per terminalet e autoveturave dhe taxive ?
Ne nje terminal do futet “lopa me lepurin”(sipas gjuhes se artikullshkruesit) ?!
Ne cilin terminal ballkanik dhe europian ka nje perzjerrje te tille te mjeteve te komunikacionit ?
Mjaftonte qe ne sheshin “skenderbe”te behesh nenkalime per ato segmente te rrugeve qe pershkruajne kete shesh,zgjidhte cdo gje.
Por semundja e tenderave,si I vetem mjet fitimi per pushtetaret,vazhdon te gjllaberoj shqiptaret.
Projektet e tenderave,ne shume raste e kalojne dyfishin e shpenzimeve reale !!!!!! Keto projekte dalin fitues.
Gezuar 2017 !
????????????????????????
Nuk e di pse shqiptarit nuk i rregullohet dot turini !!!!!!!
Nuk e di ,por mbase ketij gazetarit mbase i ka pelqyer epoka e …….kjoskave,kur njerezit qe hanin pinin ne to ,kur ju vinte uji i holle,dilnin pas kjoskes duke shternguar klarinen me dy duar…….
Rregullimi i Tiranes do te behet me radhe ashtu sic e ka Europa,dhe nuk behet kaq shpejt.
Megjithate i uroj z.Veliaj pune te mbare ! Eshte fantastik si kryebashkiak !
Kete autorin e njoh, eshte Prof.Dr, ka punuar profesor mbi dhjete vite ne Angli dhe Universitetin Politeknik te Zyrihut (ku edhe eshte doktoruar). Eshte pak te ju them turp per fjalet pa kuptim per nje qytetar perendimor ne kuptimin me te plote: profesor universiteti. Problemi qe ka kapur eshte shume i ndjeshem. Vonesa prej gjysem ore eshte minimumi. Nuk po thei se mund te te vdese i semuri ne ambulance gjersa te mberrijsh ne siptal. Nje llogaritje e thjeshte per vonesat totale ne humbje ore pune tregion se per kater muaj behen rreth miliona ore pune te humbura. Nese nj ore pune vlersohet mesatarisht 1.5 dollar, shoqeria i ka humbur ne menyre te pakthyshme 1.500.000 dollare. Kjo nuk eshte politike une e vlersoj z,.Veliaj per shume gjera po per kete rremujen e ka tepruar. Mund te planifikoheshin me rradhe qe shkarkimi i trafikut te mos bllokohej. Natyrisht duhete mend e kalem. Ndaj me te matur edhe kur duam te ofendojme dike, memire do te jete. Autori i perket nje grupi qe minuten nuk don a humbase, dhe natyrisht nuk ka pse shqetesohet se te tjere qe duan te vrasin kohen se skane cbejne apo qe fatkeqesisht nuk kane pune, nuk ka se si te jene dakord.