Video prekëse, qentë shoqërojnë pronarin e plagosur në spital

30 Dhjetor 2016, 16:57Sociale TEMA

Një video, e cila tregon momentin kur një burrë dërgohet në spital me ambulancë, ndërsa dy qentë e shoqërojnë gjatë gjithë kohës, është kthyer në virale në rrjetet sociale.

Burri nga qyteti Chimbote në Peru kishte konsumuar tepër alkool dhe ishte rrëzuar, duke u plagosur në kokë.

Ndërkohë, ndërsa mjekët e transportojnë me ambulancë, dy qentë e tij refuzojnë të largohen. Ata qëndrojnë pranë tij gjatë gjithë rrugës, madje edhe në momentin kur ai hyn në spital.

Pamjet e kamerave të sigurisë brenda ambienteve të spitalit, tregojnë se si qentë qëndrojnë pranë tij, duke kontrollouar herë pas here pronarin në shtratin e spitalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje