Më 23 dhjetor të këtij viti, Marjan Levanti ka plagosur me thikë ish-vjehrrit e tij dhe ish-kunatin, pasi një konflikti të lindur për shkak të procedurave të divorcit. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, por ai e ka kundërshtuar këtë vendim, duke tentuar dy herë të kryejë vetëvrasje.
Nëna e tij Afërdita Levanti ka folur për herë të parë për këtë ngjarje, por edhe për incidentet e tjera të ndodhur në familje. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, ajo rrëfen sesi kanë rrjedhur ngjarjet, e sidomos rasti i fundit kur ish-nusja e djalit, Elena Kocaqi kërkoi urdhër mbrojtje me pretendimin se “ish-vjehrra ka tentuar t’i marre me forcë të birin”.
E pyetur nga gazetarja se përse kjo ngjarje degradoi deri në këtë shkallë, ajo shprehet se arsyeja ka qenë nusja e saj e cila nuk ka pranuar asnjëherë të diskutojë me Levantin.
Afërdita rrëfeu në emision edhe vrasjen e njërit prej djemve të saj, vëllait të Marjanit, dhe pse ky i fundit u ndje fajtor.
“Im bir kishte konflikt me disa persona ku banonin atje. Qëllon një natë që Marjani ndjehet i rrezikuar dhe i kërkon ndihmë të vëllait. Gjindet i rrethuar nga njerëzit që i bënin presion Adrianit. Dy djemtë e mi vajtën në polici. Marjani merr përsipër se ka qenë në sherr për të ndihmuar vëllain. Njëri prej atyre të tjerëve u plagosën. Marjani shkoi për vëllain. Nuk është dënuar njeri për vrasjen e djalit tim. Vrasja ndodhi 1 muaj pas kësaj zënke”,- tregon ajo.
Megjithatë Afërdita thotë se këto i përkasin të shkuarës dhe se tani është e shqetësuar për njeriun e vetëm të familjes që i ka mbetur, Marjanin.
Ajo bën fajtorë të përkeqësimit të marrëdhënies së djalit të saj me nusen, prindërit e Elenës, sipas së cilës, nuk i kanë mbështetur aspak.
“Ajo që më shqetëson mua tani janë vuajtjet për mbi vuatje të djalit tim shembullor Marjanit. Familjarët e tij nuk e kanë pritur kthimin e djalit tim. Marjani dhe Elena kishin 8 vite martesë. Marjani nuk kishte kushte që ta merrte nusen. Elena jetonte me prindërit në një shtëpi që e kishin ndërtuar. Familjarët e Elenës nuk e pritën mirë martesën me djalin tim. Nuk kanë qenë dashamirës që në fillim. Nuk i mbështetën në përfundimin e asaj shtëpie. Elena e Marjani kanë punuar vetë. Unë djalin e Elenës dhe Marjanit e kam rritur vetë. Elena kishte shumë besim tek unë. Nuk shoh aspak pozitive familjen e Elenës që të bëhej palë për të rregulluar situatën. Marjani më thoshte nuk kthehem më në atë shtëpi pasi njerëzit e Elenës më shqetësojnë. Nuk e mendoja që kjo të ndodhte me Elenën pasi unë kam shumë respekt për të pasi është grua e arsimuar. Shkonim shumë mirë bashkë”.
Si ishin marrëdhëniet tuaja me Elenën?
Ajo është zonjë e nderuar për mua. Por nuk e di pse arriti deri këtu. Nëse nuk ia dilte dot le të merrte dikë ta ndihmonte për punën.
Si arriti deri te plagosja?
Nipi im i ka shprehur disa probleme të atit, që e kanë shqetësuar shumë. Ai ka tentuar të flasë me Elenën, siç bënte për çdo gjë. Por ajo i kishte bërë bllok. Deri një javë para plagosjes, unë kam patur marrëdhënie të mira me Elenën. Madje ne kemi folur në telefon.
Po pas incidentit?
Nuk ma ka hapur telefonin. Në datë 25 më mer djali i vogël e më thotë: Nëna, babi është në burg, hajde më mer se mami nuk është në shtëpi. Shkova për te shtëpia e tyre, trokas, nuk më hap njeri derën, as Elena nuk më hapte telefonin. Nuk ka të drejtë të ma privojë njeri nipin që qante. Unë doja vetëm ta qetësoja fëmijën, do e ktheja prapë. Nuk kam dashur ta marr me forcë fëmijën. Unë dua të kem marrëdhënie të mira me nusen e djalit tim Elenën. Është mamaja e nipërve të mi.
Zonje djali jote beri gabim qe plagosi rende me thike ate djalin 20 vjecare pa asnje arsye, dhe familja e tije mori hake dhe te vrau djalin tjeter kjo eshte arsyeja qe nusja e djalit tende kerkoje divorce se do te mbrojne femijet nga ndonje hakmarrje e mundeshme. Kurse sa per familjen e Ferit kocaqit nuk munde ti akuzoshe per gjera te ulta vetem per te ligjeruare krimin qe beri djali jote. Un i njohe kete familje feriti dhe qanija kan qen mesues ter jeten ne patos te fjerit kan jetuare, ka patur 4 djem dhe dy goca dhe kan qe njerez qe shikonin punen e tyre, Mondi djali i mathe i ketyre prinderve ka qen djali me i respektuare ne ndermarje ku punonte .