Nga New York në Rio, ja si u prit ndërrimi i viteve

1 Janar 2017, 19:50Sociale TEMA

Ndërrimi i viteve është pritur në mënyra nga më spektakolaret në disa prej qyteteve më të njohura të botës.
Nga New York, në Londër, Berlin dhe Rio de Janeiro janë dhuruar shfaqje dritash dhe fishekzjarresh.

Në sheshin “Times Square” në New York, kryebashkiaku Bill de Blasio dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, e pritën bashkë me mijëra të pranishëm momentin e ndërrimit të viteve.
Ndërkaq, Ban Ki Moon kishte deklaruar më parë se do të festonte për herë të fundit si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, pasi ka dhënë dorëheqjen.

Londra ka dhuruar ndoshta shfaqjen më magjike me goditjet e kambanës së “Big Ben” dhe fishekzjarreve të lëshuara nga “London Eye.”

Ndërkohë, edhe Egjipti ka dhuruar një shfaqje fishekzjarresh nga piramidat e Gizës, e para në histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje