Mediat turke publikojnë “selfie” të të dyshuarit si autor i sulmit të Stambollit

3 Janar 2017, 11:31Bota TEMA

Mediat turke kanë publikuar një “selfie” me video të personit që thonë se është autori i sulmit në klubin e natës në Stamboll, ku u vranë 39 njerëz, raporton Reuters.

Transmetimi i kësaj video në televizionet turke tregon personin e dyshuar të sulmit që filmon vetën në sheshin Taksim.

Nuk është e qartë ende nëse kjo video është filmuar para apo pas sulmit të natës së Vitit të Ri, në klubin e natës Reina.

Grupi militant Shteti Islamik, ka marrë përsipër sulmin, ndërsa autori i dyshuar i sulmit, që është ende në arrati, ende nuk është identifikuar.

Disa raportime thonë se personi besohet se vjen nga një prej vendeve të Azisë Qëndrore.

Gazeta “Haber” shkruan se personi me gjasë është pjesë e minoritetit mysliman ujgur të Kinës.

Ai besohet të ketë shkruar në qytetin Konya të Turqisë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre.

Familja e tij është arrestuar nga policia turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje