VIDEO/ Turqia hakmerret për sulmin terrorist, avionët e tanket godasin 100 objektiva të ISIS

2 Janar 2017, 17:39Bota TEMA

Avionët dhe tanket turke kanë shkatërruar 100 objektiva të ISIS në Sirinë veriore, vetëm pak orë sulmit terrorist në klubin e natës në Stamboll, në prag të vitit të ri, nga i cili mbetën të vdekur 39 persona.

Pamjet nga ajri tregojnë se si avionët luftarakë lëshojnë raketa kundër vendqëndrimeve të forcave të ISIS pranë qyteteve al-Bab, Tadif dhe Bzagah, në veri të vendit, duke shkatërruar  ndërtesa e vrarë 22 ekstremistë.

Videoja është publikuar ndërsa autoritetet turke ende vazhdojnë gjuetinë për vrasësin e Stambollit, i cili arriti me taksi në klubin e natës, ku shtiu me automatik kundër njerëzve që festonin.

Një operacion ushtarak turk, me emrin “Mburoja e Eufratit”, është nisur që katër muaj më parë, për të përzënë militantët islamikë nga rajonet kufitare dhe në javët e fundit forcat turke kanë zënë rrethuar qytetin al-Bab.

Agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu Ajans, bëri të ditur se mbi 100 objektiva të ISIS në Siri janë goditur nga Turqia e Rusia në operacione të veçanta, një ditë pas sulmit vdekjeprurës.

Anadolu shtoi se edhe avionët rusë sulmuan objektiva në Dayr Kak, në jugperëndim të al-Babit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje