Flamurtari vijnë dy largimet e para, plotësohet stafi teknik

4 Janar 2017, 17:23Sport TEMA

Edhe Flamurtari ka rinisur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Gentjan Mezini, për dy fazat e tjera të kampionatit.

Bashkë me përgatitjet është komletuar dhe stafi drejtues i skuadrës ku zëvëndës trajner do të jetë Petraq Bifsha, ndërsa trajner i portierëve është rikonfirmuar Luan Birce.

Bregdetarët do të përgatiten në vlorë deri më datë 7-janar, dhe më pas ashtu si dhe shumë skuadra të tjera të Superiores do të udhëtojë drejt Antalyas.

Vlonjatët do të qëndrojë në Turqi deri më datën 17-janër ku më pas do të rikhehën në shqipëri.

Ndërkohë janë konfirmuar dhe dy largimet e para që janë mbrojtësat e krahut Slavko Lukic dhe Nertil Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje